Pse trashëgimia “e çmuar” e Dianës po shkon te vajza e William dhe jo te ajo e Harry-t

schedule14:55 - 1 Nëntor, 2021

schedule 14:55 - 1 Nëntor, 2021

Gjenerata e ardhshme e familjes mbretërore britanike padyshim që do të përballet me sfida të reja ndërsa fillon kapitulli tjetër për Shtëpinë e Windsor. Por disa gjëra nuk do të ndryshojnë kurrë, duke përfshirë ruajtjen e historisë dhe të gjitha pjesët më të mëdha e më të vogla, që e shoqërojnë atë. Prandaj, vajza e Princit William dhe Kate Middleton, Princesha Charlotte, ka të ngjarë të trashëgojë disa nga bizhuteritë e lakmuara të familjes, duke përfshirë ndoshta kurorën e vendosur nga Princesha Diana në ditën e saj të dasmës.

Sipas një raporti të fundit, kur Princesha Charlotte 6-vjeçare të rritet, ajo do të ketë “zgjedhjen e bizhuterive të pallatit” dhe një prej tyre ka shumë të ngjarë të jetë kurora e dasmës së Dianës. Aktualisht, kurora e gjyshes së ndjerë të Princeshës Charlotte, e njohur si The Spencer Tiara, është në pronësi të vëllait të vogël të Dianës, Earl Charles Spencer, në shtëpinë e familjes Althorp. “William është i afërt me xhaxhain e tij dhe ka pyetur nëse kurora që mban emrin e nënës së tij mund t’i jepet Charlotte një ditë”, tha një burim mbretëror.

“William e di mirë se xhaxhai i tij ka vajzat e tij, por të dy kanë rënë dakord që pjesa ikonë e Dianës i përket mbesës së saj të parë”. Nga ana e tij, Duka i Kembrixhit e ka prioritet ruajtjen e kujtimit të nënës së tij të ndjerë, duke sjellë kujtimet e princeshës së ndjerë të Uellsit në bisedat me fëmijët e tij.

Ndërkohë, nuk është çudi që princesha Charlotte, si mbesa më e madhe e princeshës Diana, do të jetë e para nga mbesat e saj që do të trashëgojë disa nga bizhuteritë e saj. Mbesa e saj e dytë është sigurisht vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet. Si Charlotte ashtu edhe Lilibet mbajnë emrin e gjyshes së tyre të ndjerë, duke dëshmuar se djemtë e Dianës e mbajnë të gjallë kujtimin e saj nëpërmjet vajzave të tyre. Kur të vijë koha, kjo lëvizje padyshim që do ta afrojë edhe më shumë princeshën Charlotte me princeshën e ndjerë të Uellsit.l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!