Pse Tajvani i trembet fatit të Ukrainës

schedule12:43 - 17 Mars, 2022

schedule 12:43 - 17 Mars, 2022

Nga Eric Cheug, CNN

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në një ditë normale, ata janë avokatë, inxhinierë dhe farkëtarë. Por këtë javë, ata veshën veshje ushtarake, qëlluan me pushkë  dhe marshuan distanca të gjata për t’u përgatitur për një sulm të mundshëm nga ushtria kineze.

Këta 400 burra ishin disa nga rezervistët e Tajvanit, të parët që u përballën me një plan të ri, të rreptë 14-ditor trajnimi, të prezantuar nga qeveria këtë muaj për të rritur gatishmërinë luftarake të ishullit. Sipas analistëve kjo tregon se sa seriozisht po e merr Tajvani kërcënimin e një pushtimi të mundshëm kinez  dhe kjo frikë është rritur më shumë gjatë javëve të fundit, duke bërë krahasime midis pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia dhe kërcënimit të mundshëm ekzistencial ndaj Tajvani.

Pekini ka hedhur poshtë ngjashmëritë edhe pse Partia Komuniste Kineze në pushtet është zotuar se do të rimarrë ishullin vetëqeverisës prej 24 milionë banorësh  me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Pekini gjithashtu ka rritur presionin e tij ushtarak mbi Tajvanin, duke përfshirë dërgimin e një numri rekord avionësh luftarakë vitin e kaluar pranë Tajvanit, i cili është më pak se 124 milje nga bregu juglindor i Kinës.

Çfarë po bën Tajvani?

Edhe përpara se Rusia të niste sulmin e saj të paprovokuar ndaj Ukrainës muajin e kaluar, Tajvani i frikësohej sulmit të Pekinit. Gjatë muajve të fundit, Pekini ka kryer stërvitje luftarake pranë ishullit duke përfshirë avionë ushtarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit, si dhe kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta ajrore dhe detare rreth ngushticës së Tajvanit, raporton abcnews.al

Taipei u përgjigj duke investuar në mbrojtjen e vendit dhe duke miratuar një shtesë prej 8.7 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme. Qeveria po kërkon gjithashtu të forcojë përmasat e gradave të saj ushtarake — me 160,000 personel në radhët e saj profesionale tërësisht vullnetare, ushtria e Tajvanit është më pak se një e dhjeta e madhësisë së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Pekinit.

Presidenti Tsai Ing-wen ka treguar se këto forca rezervë mund të jenë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së Tajvanit në rast të një pushtimi.

“Situata në Ukrainë dëshmon se, përveç mbështetjes dhe ndihmës ndërkombëtare, ajo përfshin unitetin e popullit tonë” tha Tsai gjatë një inspektimi trajnimi të shtunën.

Sipas rregullave aktuale, të gjithë burrat tajvanezë të kualifikuar midis moshës 19 dhe 36 vjeç duhet t’i nënshtrohen katër muajve të trajnimi të detyrueshëm ushtarak. Kur të mbarojnë, disa prej tyre do të bashkohen me forcat rezervë.

Ky regjim i ri stërvitor synon të largojë frikën se rezervistët nuk janë të përgatitur për të luftuar, por ekspertët ushtarakë thonë se ajo që nevojitet në të vërtetë është një periudhë më e gjatë e detyrueshme stërvitore.

A po bën mjaftueshëm Tajvani?

Javën e kaluar një numër ligjvënësish kërkuan që periudha e trajnimit të detyrueshëm të Tajvanit të zgjatet, duke përmendur nevojën për të formuar një forcë rezerviste të qëndrueshme. Wu Sz-huai, një ligjvënës nga partia opozitare Kuomintang, tha se burrave të kualifikuar në Tajvan duhet t’u kërkohet t’i nënshtrohen një viti trajnimi ushtarak.

Zyra presidenciale e Tajvanit tha se autoritetet po vlerësojnë nëse duhet të zgjasin stërvitjen e detyrueshme ushtarake të ishullit. Chang, ish-zëvendës komandanti i forcave ajrore të Tajvanit, tha se kishte një “nevojë urgjente” për të zgjatur trajnimin e detyrueshëm ushtarak në Tajvan  ndoshta edhe më shumë se një vit, raporton abcnews.al

Zhvillimet në Rusi demonstrojnë se lidershipi autokratik gjithmonë do të marrë vendime racionale.

“Kjo nuk do të thotë që Xi Jinping  do të vendosë të përdorë forcën kundër Tajvanit, sepse Moska e bëri  kundër Ukrainës,” tha ai.

“Por kjo tregon se ka një mundësi sado të vogël që regjimet autokratike të përdorin forcën kundër një vendi demokratik.”

Mësime nga Ukraina

Pekini ka hedhur poshtë krahasimet midis Tajvanit dhe Ukrainës.

“Çështja e Tajvanit është një çështje e brendshme kineze. Nuk ka kuptim që njerëzit të theksojnë parimin e sovranitetit në Ukrainë, ndërkohë që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës në Tajvan”, Qin Gang.

Ekspertët kanë rënë dakord se ka dallime të mëdha midis sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe mënyrës sesi mund të ndodhë çdo sulm nga Kina.

Ndryshe nga Ukraina, Tajvani është një ishull, që do të thotë se Pekini ka të ngjarë të nisë një nga sulmet më të mëdha amfibe në histori. Një pushtim i mundshëm gjithashtu ka të ngjarë të shkaktojë një përgjigje rajonale, falë afërsisë fizike dhe rëndësisë së Tajvanit me Japoninë, e cila është vetëm 62 milje nga Tajvani.

Gjithashtu Tajvani është një lider global në furnizimin e çipave gjysmëpërçues. Megjithatë, ka mësime që mund të nxirren nga situata në Ukrainë për të ndihmuar Tajvanin të përgatitet, sipas analistëve.

“Mësimi nga Ukraina është i qartë,” tha Chang, ish-zëvendës komandanti i forcave ajrore të Tajvanit. “Ne duhet të jemi përgjegjës për mbrojtjen e vendit tonë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!