Nga të gjitha dasmat që u zhvilluan në vitin 2022, sigurisht që nuk është çudi që dasma e stilistes Savannah Miller dhe aristokratit James Whewell ishte tepër elegante. Ajo u zhvillua në kopshtin shumë romantik dhe bohem, Petersham Nurseries në Richmond dhe kishte gjithçka që mund të dëshironit dhe imagjinonit për një martesë Krishtlindjesh. Fotot janë të fotografit më të njohur të modës, Benjamin Wheeler.
Siç pritej, të ftuarit dhe shoqërueset ishin po aq verbuese sa nusja dhe dhëndri. Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe do të bëhet padyshim një trend dimëror, është fustani kadife në ngjyrë blu i motrës së nuses, aktores së njohur Sienna Miller. Ishte e thjeshtë , me një ngjyrë klasike të shoqërueses së nuses dhe megjithëse duket perfekte për këtë event të veçantë, mund të vishet lehtësisht për shumë raste.
E kombinuar me platforma të ndezura që dukeshin shumë festive dhe gati për festa duke mbetur shik. Në krye, Sienna vendosi të vishte një xhaketë me gëzof, të cilën e kishte veshur në të njëjtën javë për një dalje në Londër./abcnews.al
View this post on Instagram