Pse shtresa e varfër në SHBA votoi Trump? Nesturi: E majta dhe e djathta nuk i përmbahen formës klasike, por janë transformuar

schedule20:21 - 7 Nëntor, 2024

schedule 20:21 - 7 Nëntor, 2024

TIRANË- Analisti Plator Nesturi, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se koncepti i të majtës dhe të djathtës dhe bindjet që ato përfaqësojnë, nuk janë më tek ajo forma klasike që i njohim, por ato janë transformuar me kohën.

Ai mori rastin e Amerikës, kur tha se shtresat në nevojë, pra vota popullore dhe e klasës së varfër, duket që iu besua kandidatit republikan Donald Trump dhe jo të djathtës, e cila kishte si program mbrojtjen e këtij targeti të shoqërisë.

“Çështja e të majtës dhe djathtës realisht ka ndryshuar shumë se kanë ndryshuar shumë shoqëritë, sidomos vendet e zhvilluara perëndimore dhe jo vetëm në Amerikë, por edhe në Evropë. Kemi një ndryshim total të asaj klasikes të së majtës dhe kjo ka sjellë një trysni, që ka ndryshuar dhe e djathta njëkohësisht.  Pra, nuk jemi në kurset e dikurshme që e majta i përgjigjet shtresave në nevoja dhe klasës punëtore dhe tradicionalja tek e djathta, që kemi thjesht konservatore dhe mbështet tek shtresa e mesme dhe e lartë. Gjërat kanë ndryshuar dhe kjo ka sjellë një lloj kolapsi”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se “E majta realisht ka qenë e majta, ajo që është transformuar, ka kaluar nga ajo klasa punëtore, e cila në vetvete filloi të ndjente elementët e mirëqenies dhe nuk kishte pse të ndjente atë mbrojtjen. E majta dhe e djathta janë transformuar”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!