Pse Shqipëria nuk furnizohet me gaz nga TAP? Flet eksperti në “Log.”

schedule22:08 - 25 Prill, 2022

schedule 22:08 - 25 Prill, 2022

“Beteja për gazin, kujt i shërben TAP” ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, të hënën në mbrëmje.

Të ftuar për këtë temë ishin ekspertë të fushës.

I pranishëm në studio ishte ish-Drejtori i TAP, Shkëlqim Bozgo, i cili ka sqaruar arsyet se përse vendi ynë nuk furnizohet me gaz nga TAP.

Bozgo tha se në momentin që është nënshkruar marrëveshja, Shqipëria duke qenë se aderon të bëhet pjesë e BE ka përshtatur legjislacionin për furnizimin me gaz dhe energji sipas vendeve të BE.

Sipas tij në vendet anëtare të BE infrastruktura e gazit natyror është si puna e autostradës, që kush kalon paguan vetëm koston e rrugës.

Strategjia e energjisë në vet vete duhet të jetë pjesë e teknicieneve, politika nuk mund të anashkalohet. TAP është një proces shumë i rëndësishme për Shqipërinë. Projekte si puna e TAP janë një moment shenjtërimi dhe duhet kujdes për të diskutuar, duhet diskutuar në bazë të argumenteve, jo opinione mbi opinione. Ka qenë shqetësim parësor i ekipit negociator që të sigurohej gaz për TEC-in e Vlorës, sepse ishte i vetmi konsumator i rëndësishëm. TAP kur ka ardhur fillimisht ka dashur vetëm të kalojë përmes Shqipërisë, duke thënë se ju nuk keni treg për të zhvilluar. Debitet që ka TAP miliardë metër kub në vit, nuk mund të stokohen dot në kapacitete nëntokësore. Pjesë e propozimit fillestar ka qenë stokazhi nëntokësor në Dumre. Nuk është problemi i furnizimit të Shqipërisë me gaz nga ana e TAP, kjo lidhet  Që Shqipëria të bëhet anëtare e BE është të adoptojë legjislacionin e BE-së, për këtë arsye është krijuar traktati i sektorit të energjisë. Praktikisht ligjeët tona edhe në sektorin e energjisë dhe gazit janë në harmoni me BE. Dikur BE kishte tranzit-fi. Natyra e sistemeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror është natyrë monopolistike, dhe kompanitë që kanë patur dikur në dorë infrastrukturën, kanë abuzuar me të, ndërkohë që në SHBA ka qenë ndryshe. Për të shpjeguar një mënyrë të thjeshtë, gjithë infrastrukturat e gazit natyror cilësohen autostrada, pra kur ne dhe ti kur kalojmë në autostradë i paguajmë probnarit kalimin”, u shpreh Bozgo.

/Abcnews.al/