E akuzoi për ndërhyrje kirurgjikale, Vesa Luma i jep përgjigjen epike ndjekëses

schedule11:27 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:27 - 21 Tetor, 2020

Vesa Luma është padyshim një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Vesa ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për pamjen e saj, e cila ka preferuar të mos bëjë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë.

Megjithatë, ka nga ata që e akuzojnë këngëtaren se mund ta ketë bërë një ndërhyrje të tillë.  Së fundmi, ka qenë një ndjekëse që ka komentuar në një prej fotove të këngëtares, ku shkruan se është shpërfytyruar pasi ka bërë buzët.

Çfarë i ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor?”, ka qenë komenti i ndjekëses, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga artistja e cila ia ka kthyer me humor: “S’i kam bërë asgjë. Mendova t’i bëj, pastaj m’u kujtua që duhet të vë maskë, më kishin shku lekët kot.”

Kujtojmë që Vesa dhe Big Basta janë shpërngulur prej kohësh në Zelandën e Re. Edhe pse nuk kanë publikuar prej kohësh projekte të reja muzikore, çifti qëndron pranë fansave nëpërmjet rrjeteve sociale duke qenë sa më aktivë. Dyshja, që së shpejti feston 10 vjetorin e lidhjes nuk ngurojnë asnjëherë të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. xh.d/abcnews.al