Pse shkaktoi kaq shumë zhurmë batuta e Ramës? Rashidi: U keqpërdor nga opozita

schedule21:31 - 13 Qershor, 2022

schedule 21:31 - 13 Qershor, 2022

Analisti maqedonas Nazim Rashidi në një lidhje me emisionin ‘Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar situatën politike në Maqedoninë e Veriut, por dhe zhurmën që shkaktoi batuta e kryeministrit Edi Rama, ndaj homologut të tij Kovaçevski.

Ai theksoi se e gjithë zhurma u nxit nga opozita e cila kërkoi të prodhojë zhurmë, për të nxjerrë keq qeverinë dhe kryeministrin Kovaçevski.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Nazim cilat kanë qenë komentet për batutën e Ramës. Pse kaq shumë zhurmë?

Rashidi: Duke hyrë në lojën politikën të Maqedonisë së Veriut, me idenë për të nënvlerësuar kryeministrin Kovaçevski, por dhe për të mos kuptuar ndonjë shaka të kryeministrin Rama. VMRO/DPMNE donte të vinte në vështirësi kryeministrin, dhe tani se çfarë ndodh me Sofien. Kjo ishte arsyeja dhe tabloja, dhe reagimet pastaj në opinion ishin të ashpra dhe duke vënë në lojë qeverinë e Maqedonisë së Veriut, se nuk janë dhe ata të ndjeshëm për atë që quhet identitet maqedonas, prandaj u desh të ndërhynte dhe kryeministri Rama, i cili tha se ishte një shprehje që duhej të shkonte në favor të Maqedonisë. Nga ana tjetër zyrtarët në rajon nuk i dinë debatet përkatëse.

Xhafo: Reagimi i kryeministrit i cili thoshte se ka shkaktuar shumë ilaritet, ka ngjitur?

Rashidi: Pjesërisht po, pasi një pjesë e opinionit ka amplifikuar këtë justifikim, dhe se ishte një shkaka për të bërë një lloj cinizmi ndaj Bullgarisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!