Pse SHBA nuk mund ta frenojë dot sot Kinën si dikur Bashkimin Sovjetik

schedule12:04 - 4 Shkurt, 2021

schedule 12:04 - 4 Shkurt, 2021

Nga Martin Wolf, Financial Times

Si duhet t’i përgjigjet SHBA-ja një Kine në rritje? Kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha, me të cilat përballet administrata e re amerikane. Shumë amerikanë argumentojnë se është e mundur një formë e frenimit dhe mbajtjes së saj nën kontroll.

Në fakt, kjo është një nga pikat e pakta mbi të cilat priren të bien administrata e re e Joe Biden dhe paraardhësja e saj. Dhe kjo qasje ka edhe një prioritet politike:armiqtë e përbashkët, mund ta bashkojnë një vend të përçarë. Por a është kjo politikë vërtet e zbatueshme?

Besoj se përgjigjja është jo. Një pikëpamje të tillë mbi një marrëdhënie SHBA-Kinë  me shumën zero, përmban libri “Bota e kthyer përmbys” i Clyde Prestoëitz. Ai këmbëngul se “nuk ka asnjë garë midis popullit kinez dhe atij amerikan”. Kundërshtimi i tij kryesor është më tepër ndaj Partisë Komuniste.

Një pikëpamje që ngjan me”Telegramin e Gjatë:Drejt një strategjie të re amerikane ndaj Kinës”, shkruar nga një “ish zyrtar i lartë qeveritar” në kushte anonimiteti (referenca është ndaj Telegramin të Gjatë George Kennan të shkurtit 1946, ku ai propozoi mënyrën e frenimit të Bashkimit Sovjetik).

Edhe ky i fundit thotë se:“Sfida e vetme më e rëndësishme me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara në shekullin XXI, është ngritja e një Kine gjithnjë e më autoritare nën presidentin Xi Jinping”. Sfida, argumenton dokumenti strategjik, nuk vjen nga Kina si komb, por nga shteti i saj despotik.

Unë solidarizohem me shqetësimin që përshkon publike të tilla. Veprimet e Kinës në Xinjiang dhe Hong Kong, nënvizojnë përbuzjen e saj të plotë për të drejtat e njeriut dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pekini po kërcënon de fakt autonominë e Tajvanit, dhe po e zgjeron ndikimin e tij mbi Detin e Kinës Jugore.

Më pak fjalë, Kina po sillet gjithnjë e më shumë si një fuqi e madhe në rritje, e sunduar nga një despot i pamëshirshëm dhe mjaft efikas. “Telegrami Gjatë”, argumenton se kërcënimi nga përpjekja e Kinës për të arritur dominimin e botës, duhet të frenohet duke mbrojtur një listë të gjatë interesash jetike të SHBA-së:ruajtjen e epërsisë kolektive ekonomike dhe teknologjike; mbrojtjen e statusit global të dollarit amerikan; ruajtjen e arsenalit të madh bërthamor që vepron si një parandalues i konflikteve globale; parandalimin e zgjerimit territorial kinez, sidomos ribashkimin me forcë me Tajvanin; konsolidimin dhe zgjerimin e aleancave dhe partneriteteve; dhe mbrojtjen (dhe sipas nevojës reformimin) e rendit ndërkombëtar liberal të bazuar në rregulla.

Megjithatë, dokumenti bën thirrje për adresimin e kërcënimeve të përbashkëta globale, veçanërisht problemin e ndryshimit të klimës. A është e arritshme e gjitha kjo? Mendoj se

  1. Së pari, Kina është një kundërshtare shumë më e fuqishëm se sa Bashkimi Sovjetik dikur. Ajo ka një ekonomi shumë më të suksesshme, një sektor teknologjik më dinamik, një popullsi shumë më të madhe, një politikë më kohezive, dhe një qeveri shumë më kompetente.

Ecuria relative ekonomike e Kinës ka qenë mbresëlënëse. Edhe më i rëndësishëm është potenciali i saj. Kina përballet vërtet me sfida të mëdha ekonomike. Por për të pasur ekonominë më të madhe në botë, ajo nuk ka nevojë që t’i menaxhojë ato aq mirë.

Aktualisht, prodhimi i Kinës për frymë (e bazuar tek fuqia blerëse) është sa një e treta e saj të SHBA-së (nga 8 për qind në vitin 2000) dhe gjysma e asaj të BE-së. Supozoni që kjo rritet në vetëm gjysmën e nivelit të SHBA-së deri në vitin 2050. Atëherë, ekonomia e Kinës do të ishte më e madhe se ajo e SHBA-së dhe BE e marrë së bashku.

Së dyti, ekonomia e Kinës është shumë e integruar ndërkombëtarisht. Edhe pse kjo është një burim cënueshmërie për Kinën, ajo është nga ana tjetër edhe një burim ndikimi. Tregu kinez ushtron një tërheqje magnetike për një mori vendesh në mbarë botën.

Siç thekson studiuesi nga Singapori Kishore Mahbubani, shumica e vendeve dëshirojnë marrëdhënie të mira, si me SHBA-në ashtu edhe me Kinën. Ata nuk do të zgjedhin me dëshirë SHBA-në para Kinës. Së fundmi, gjatë 2 dekadave të fundit dhe veçanërisht gjatë 4 viteve të fundit, Amerika e ka shkatërruar reputacionin e saj të mirëkuptimit, mirësjelljes, besueshmërisë, dhe madje edhe respektimit të normave demokratike bazë.

Dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse aleatët e saj do të jenë vendimtare në garën e parashikuar. Siç thotë Jonathan Kirshner në “Foreing Policy”, “bota nuk mund të mos shohë pasojat e presidencën e Trump’, veçanërisht fundin e saj të turpshëm. Ç’është më e keqja, ai aspekt i SHBA-së është ende aktiv.

Shtetet e Bashkuara flasin vazhdimisht për nevojën që Kina të jetë një “aktore e përgjegjshme”. Por pas arrogancës së SHBA-së gjatë “momentit unipolar”, luftës në Irak, krizës financiare dhe presidencës së Donald Trump, a është Amerika një aktore globale e përgjegjshme?

Kjo nuk synon që sugjerojë më të keqen, por të njohë realitetin. Atëherë, çfarë mund të bëhet? Së pari, SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet që të ringjallin demokracitë dhe ekonomitë e tyre. Në lidhje me këtë të fundit, ata duhet që të mbrojnë autonominë e tyre teknologjike. Por mënyra më e rëndësishme për ta bërë këtë, është përmes ripërtëritjes së infrastrukturës së tyre shkencore dhe teknologjike, duke reformuar sistemet arsimore dhe inkurajuar emigrimit të njerëzve të talentuar.

Së dyti, ata duhet të mbrojnë vlerat thelbësore të respektimit të së vërtetës dhe lirisë së fjalës nga të gjithë armiqve, të brendshëm dhe të huaj (përfshirë Kinën). Mbi të gjitha, ata duhet që të bashkohen në këtë qëllim. Kina nuk duhet të lejohet që të përçajë dhe ngacmojë një e nga një vendet më të vogla.

Së treti, SHBA dhe aleatët duhet që të rinovojnë institucionet e ekonomisë globale që ata krijuan krijuar,duke propozuar rregulla të reja shumëpalëshe që kushtëzojnë sjelljen e Kinës. Së katërti,ata  duhet të bëjnë të qartë se cilat interesa thelbësorë do të mbrojnë, nëse është e nevojshme edhe me forcë.

E fundit dhe më e rëndësishmja, ata duhet ta përqendrojnë vëmendjen, siç ka bërë tani Joe Biden, në projektin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave globale për të gjithë ne. Marrëdhënia SHBA-Kinë nuk është ajo me Bashkimin Sovjetik dikur.

Është e vërtetë, do të ketë shumë konkurrencë, por duhet të ketë edhe një bashkëpunim të madh. Në masën që ka një luftë mes ideologjive, liria dhe demokracia e Perëndimit mbeten më tërheqëse. Sfida e vërtetë me të cilën përballen SHBA dhe aleatët e saj nuk është Kina, por rivendosja e këtyre vlerave në shtëpi. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al