Pse Rihanna rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në Oscars 2023

schedule11:56 - 13 Mars, 2023

schedule 11:56 - 13 Mars, 2023

Viti i Rihannës vazhdon. Mbrëmë, ylli mbërriti në ceremoninë e 95-të të Çmimeve të Akademisë së Oscar me veshjen numër një, një krijim Alaïa me rripa lëkure dhe një trup të tejdukshëm, një fillim i mrekullueshëm për mbrëmjen.

Për të performuar këngën e saj të nominuar për Oscar, Rihanna doli në skenë e veshur me një bluzë të zbukuruar babydoll nga Maison Margiela e përfunduar me bizhuteri diamanti dhe doreza lëkure DeBeers.

Për look-un numër tre, Rihanna zbuloi barkun e saj të shtatzënisë me veshjen e punuar nga shtëpia e modës Bottega Veneta. Një tjetër palë doreza lëkure kompletuan veshjen, së bashku me A$AP Rocky vezulluese në krah të saj, me të cilin realizoi foton më të lezetshme.

Këto tre paraqitje janë vetëm hapi i radhës në një vit triumfues për Rihanna-n, gjatë të cilit ajo tashmë ka performuar në Super Bowl, ka njoftuar shtatzëninë e saj të dytë, është nominuar për Oscar, ka njoftuar një bashkëpunim krejt të ri Fenty x Puma dhe tani jemi vetëm në muajin mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!