Pse Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve nuk rezultoi efektive në menaxhimin e Covid-19?

schedule09:54 - 4 Qershor, 2021

schedule 09:54 - 4 Qershor, 2021

Nga George Griffin, euobserver

Pandemia ka nxjerrë në pah se Qendra aktuale Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) nuk ka as financim, personel ose – ndoshta më e rëndësishmja  autoritet për të trajtuar një pandemi si Covid-19.

Ndërsa Covid-19 u përhap në të gjithë Europën, ECDC me bazë në Stokholm nuk ishte në gjendje të koordinojë një përgjigje të përbashkët dhe thelbësore për të luftuar pandeminë. Shëndetësia është një përgjegjësi thelbësore e vendeve anëtare, dhe fuqia e ECDC ishi shumë e kufizuar për të dhënë një përgjigje dhe ndikim efektiv.

Megjithëse ECDC mund dhe u dha rekomandime vendeve të BE-së bazuar në monitorimin dhe vlerësimin e rreziqeve, organizata aktualisht nuk ka fuqi ose burime për të zbatuar masat e shëndetit publik, raporton abcnews.al

Në deklaratën e botuar së fundmi, mbi përforcimin e mandatit të ECDC dhe një rregullore të re të BE-së mbi kërcënimet serioze shëndetësore ndërkufitare, Federata e Akademive Europiane të Medicien (FEAM) dhe akademitë anëtare të saj mirëpritën vendimin e komisionit për zgjatjen e mandatit të ECDC dhe krijoi një listë të rekomandimeve për këtë qëllim.

Është e nevojshme një ECDC më e fortë, e financuar më mirë, me burimet dhe autoritetin për të trajtuar një përgjigje të  duhur ndaj çdo krize të shëndetit publik. Koronavirusi nuk respektoi kufijtë e vendeve anëtare. Një kornizë e koordinuar dhe koherente duhet të jetë gati tani në mënyrë që të ketë një përgjigje të qartë dhe të shpejtë në të ardhmen.

Më shumë persona do të kishin shpëtuar nëse ECDC do të kishte burime më të mira dhe më shumë autoritet që në shkurt të vitit 2020. Mandati i ri për ECDC duhet të përqendrohet vetëm në sëmundjet ngjitëse dhe kjo duhet të përfshijë mbikëqyrjen dhe reagimin, raporton abcnews.al

Aktualisht, ekziston një debat nëse duhet të zgjerohet fushëveprimi i ECDC. FEAM dhe akademitë e tij anëtare besojnë fuqimisht se është më mirë të kesh një ECDC kompetente, efikase, të përqendruar dhe efektive që ka ekspertizë të qartë në sëmundjet infektive sesa të rrezikosh në një pandemi të ardhshme.

Përqendrimi i vëmendjes së ECDC-së tek sëmundjet ngjitëse do të lejojë që organizata të tregojë udhëheqje dhe udhëzime të sigurta, në kohë krize. Ndërsa Covid-19 u përhap në të gjithë Europën, vendet u përpoqën të grumbullonin të dhëna sipas rregullave të tyre individuale kombëtare.

Përpjekja për të krahasuar situatën në të gjithë vendet europiane nuk ishte e koordinuar globalisht. Kjo paraqiti një sfidë shtesë për nëpunësit civilë të cilët kërkonin nga vendet e tjera ‘praktikat më të mira’ dhe planet për hapjen përfundimtare të vendeve në një mënyrë koherente.

Siç është aktualisht, ECDC nuk ka asnjë autoritet për të zbatuar standardet se si duhet të raportohen të dhënat, as në lidhje me ndihmën dhe burimin e mbikëqyrjes dhe raportimit të të dhënave brenda shteteve anëtare.

Zgjatja e mandatit të ECDC është një mundësi për të rishikuar këtë situatë, në mënyrë që ECDC të bëhet një qendër e rëndësishme e të dhënave të sëmundjeve ngjitëse për shtetet e BE-së. ECDC mund të mbledhë të dhëna uniforme nga shtete të ndryshme anëtare (duke siguruar që privatësia e qytetarëve të ruhet nën GDPR), dhe të nxjerrë udhëzime bazuar në këto të dhëna, raporton abcnews.al

Mund të formojë një rrjet përmes të cilit vendet mund të ndajnë shpejt dhe lehtë informacionin shëndetësor, duke bërë që institucionet të përgjigjen shpejt dhe të jenë efektive. Mund të përfaqësojë gjithashtu një pikë lidhëse për organet e tjera të rëndësishme ndërkombëtare, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Covid-19 ka shumë të ngjarë të jetë një infeksion zoonotik që kalon te njerëzit nga kafshët. Përfshirja e të dhënave veterinare mbi infeksionet në zhvillim duhet të jetë një pjesë thelbësore në çdo program të ardhshëm të shkëmbimit të të dhënave nga ECDC.

Si përfundim, FEAM dhe akademitë e tij anëtare kanë bërë thirrje për ndërtimin e një ECDC më të fortë dhe kompetente, me një fokus të vazhdueshëm në sëmundjet ngjitëse dhe fuqitë më të mëdha.

Pandemia Covid-19 ka treguar se mungesa e një përgjigje të koordinuar të BE-së ka shkaktuar vonesa në reagimin ndaj situatave emergjente. Viruset dhe sëmundjet e tjera nuk i respektojnë kufijtë – prandaj, një përpjekje e bashkuar do të sjellë më shumë përfitime ndaj kërcënimeve të shëndetit publik në të ardhmen.

Brenda kontekstit rreth shëndetësisë të Bashkimit Europian, ECDC mund të sigurojë një qendër të nevojshme  për shpërndarjen e informacioneve midis shteteve anëtare, organizatave kombëtare dhe organeve ndërkombëtare siç është OBSH.

Kjo do të nxisë përmirësimin e aftësive laboratorike në të gjithë vendet anëtare, do të harmonizojë dhe organizojë mbledhjen e të dhënave në lidhje me sëmundje të ndryshme infektive, do të kryejë jo vetëm vlerësimin por edhe menaxhimin e rrezikut dhe do të përfshijë një qasje të angazhimit me kafshët si dhe me ekspertë shëndetësorë.

Kjo mund të jetë e vetmja mënyrë që ngjarjet që ndodhën në shkurt të 2020 të mos përsëriten më. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!