Që kur Meghan Markle dhe Princ Harry njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë, ka patur shumë spekulime mbi emrin e vajzës së tyre. Por dyshja më e komentuar e momentit ende nuk kanë vendosur se si do ta quajnë vogëlushen që pritet të vijë në jetë.
Gjithashtu është spekuluar se ata do t’i vendosin emrin Diana, në nderim të nënës së ndjerë të Harry-t. Një burim tha për Page Six se dyshja frikësohet nga ky emër për faktin se vogëlushja do të merrte vëmendje të madhe mediatike.
“Ka shumë të ngjarë të mos e quajnë vajzën e tyre, Diana. Shqetësimi i tyre më i madh është se kjo do ta bënte atë një objektiv të madh për mediat dhe do të rriste ndjeshëm interesin e publikut për jetën e fëmijës. Harry dhe Meghan duan t’i mbrojnë fëmijët nga presioni i madh mediatik që ata kanë duruar.“, tha burimi.
Burime pranë dyshes thonë për Us Weekly se ata duan që emri i fëmijës së tyre të ketë kuptim. “Ata nuk kanë vendosur ende. Ka disa zgjedhje kryesore për emra, por asgjë konkrete. Si ajo, ashtu dhe Harry janë shumë të ngazëllyer.“, tha burimi. /abcnews.al