Pse presidenti gjerman nuk është i mirëpritur në Kiev?

schedule14:31 - 13 Prill, 2022

schedule 14:31 - 13 Prill, 2022

Disa politikanë gjermanë kanë shprehur zemërim por njëkohësisht edhe habi që presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nuk është i mirëpritur në Kiev duke thënë se vizita e tij e planifikuar me liderët nga Polonia dhe shtetet baltike do të kishte treguar solidaritetin gjerman me Ukrainën, shkruan BBC.

Në një postim të Aydan Özoguz, një anëtar i partisë Social Demokrate të  Steinmeier, tha se ishte e bezdishme dhe jo veçanërisht e zgjuar që Ukraina të kërkonte shumë mbështetje nga Gjermania, por të mos ishte e gatshme të takonte presidentin.

Por shumë në Gjermani thonë se e kuptojnë pozicionin e Ukrainës dhe duan që Berlini të bëjë më shumë për të mbështetur Kievin duke përfshirë furnizimin e shpejtë me armë dhe ndalimin e energjisë ruse.

Si ministër i Jashtëm, nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel, Steinmeier u përpoq të vendoste paqen me Rusinë përmes lidhjeve tregtare, diplomacisë dhe energjisë.

Javën e kaluar ai pranoi se kishte gabuar në lidhje me Rusinë, duke thënë se politika gjermane ndaj Moskës kishte dështuar dhe se ai ishte gabuar për përpjekjen për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Putinin dhe për mbështetjen e gazsjellësit Nord Stream 2.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!