“Pse pranove Luanën, kur nuk është këngëtare?”, përgjigjet Bujar Qamili dhe i “mbyll gojën” zërave

schedule10:53 - 23 Shkurt, 2022

schedule 10:53 - 23 Shkurt, 2022

“Mi dhe flakë mallit tim”, është kënga që shkodrani Bujar Qamili risolli tre vite më parë me Luana Vjollcën.

Në atë kohë, kjo e fundit ishte më shumë e fokusuar te moderimi dhe nuk ishte bërë ekzaktësisht pjesë e tregut muzikor. Kjo ka bërë që edhe Bujari, i cili njihet si “bylbyli i Shkodrës” të marr shumë komente.

LEXO EDHE: U shpall “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili: U mbajta te shtylla kur ma thanë, si më priti Ilir Meta

Ditën e sotme, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se edhe nëse do t’i jepej sërish mundësia do ta pranonte Luanën, pasi ajo është e veçantë.

“Në rastin tim, ajo këngën e ka bërë për qejf. Kush është ai që nuk e pranon Luanën. Edhe po të mos ishte kjo që është, unë këngën do ta kisha bërë. Kënga është bërë për qejf, Luana këngën nuk e ka bërë për tu bërë këngëtare, po për ta pasur për vete, ta dëgjonte në makinë, e ka bërë për qejf. Edhe unë do ta bëja sërish këngën se është Luana në mes”, tha Bujari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!