Pse po shpopullohet Shqipëria? Kuçana: Nga politikat e gabuara të qeverisë. Bushati: Ka rënë numri i lindjeve

schedule21:19 - 6 Korrik, 2022

schedule 21:19 - 6 Korrik, 2022

“Gjyq shpopullimit” kjo ka qenë tema e emisionit “Bardh a Zi” në abc të moderuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin ish-deputeti socialist Ervin Bushati, regjisori Kastriot Çipi, eksperti Erjon Muça dhe pedagogia Ilirjana Kuçana.

Të pyetur nga Gaçe se cilët janë arsyet që Shqipëria po shpopullohet, të gjithë ranë dakord që është emigrimi, por për ish-deputetin socialit, një tjetër arsye është edhe rënia e numrit të lindjeve.

Ndërkohë Çipi theksoi se kjo është një axhendë e Sorosit që po largon shqiptarët, e cila po zbatohet nga qeveria.

Edhe pedagogia Kuçana vlerësoi se shkak i largimit të shqiptarëve janë politikat e gabuara të qeverisë.

Pjesë nga diskutimi:

Bushati: Është një fenomen që ndodh në Europën lindore, ku ka rënie të lindjeve. Shqipëria është në ato vende ku ka rënë numri i lindjeve, do të duhet një lloj strategjie.

Gaçe: Shpopullim apo emigrim?

Bushati: Ka emigrim, do të ketë lëvizje, por probleme është se edhe njerëzit po lindin më pak në Shqipëri.

Gaçe: A ka ndonjë axhendë mbas gjithë këtij largimi të madh?

Bushati: Po axhendë e mrëfilltë e shkruar kohë më parë se kjo qeveria të vinte në pushtet.

Gaçe: Kush është arkitekti i kësaj axhende?

Çipi: Këtu ka aktorë, jo autorë, autorët janë jashtë Shqipërisë. Në youtube është një video ku Rikardo Hauasman i paguar nga Soros, që ju mban një fjalim ministrave dhe ambasadorëve të Shqipërisë, ku ju flet se si Shqipëria të ketë sa më shumë të huaj në vend. Ajo që ka rëndësi është se ka një të huaj.

Gaçe: Ke qenë ndonjëherë në këto takime?

Bushati: Jo.

Gaçe: Si e rëndit tregu Shqipërinë përballë kësaj ikjeje?

Muça: Po të marrim disa indikatorë Shqipëria është në vendin e parë sa u përket kërkesave për azil.

Gaçe: Prej sa vitesh e mbajmë?

Muça: Ka lëvizur nga i pari në të katërtin, ka lëvizur vit pas viti.

Gaçe: Çfarë ka ndodhur?

Muça: Është tendenca masive për tu larguar që po merr përmasat e një eksodi. Arsyeja pse largohen njerëzit është për mundësi punësimi, bashkimi familjar, martesat, por edhe gjakmarrjet. Në 2030 do të arrijmë në 2,7 milionë banorë.

Gaçe: Ke akuzat e tua, kush është e para?

Kuçana: Ky është shpopullim, ky nuk është emigrim, i bërë nga kjo qeveri.

Gaçe: Qeveria e mëparshme nuk ka asnjë përgjegjësi?

Kuçana: 5 vitet e fundit kemi 251 mijë të larguar, pra brenda një viti kemi të braktisur një qytete. Në raport e OKB ne jemi në shifra alarmante.

Bushati: Nuk ka qeveri që do më pak qytetarë, më pak votues dhe më pak taksapagues.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!