“Pse po lëvizin grilat?”/ “Gabimi” çon policinë në banesë, 20-vjeçari shqiptar i gjen brenda

schedule10:56 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 2 Dhjetor, 2022

BRITANI E MADHE – Një shqiptar është dënuar me 26 muaj burg në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohet për “shtëpi bari”.

Policia britanike e ka zbuluar shtëpinë e barit për shkak të grilave tek dritaret, pas sinjalizimit që patën nga një koleg i tyre i cili kishte vënë re se grilat e dritareve të mbyllura të pronës në fjalë “lëviznin në mënyrë konstante”.

Menjëherë oficerët dyshuan se grilat po lëvizin për shkak të ventilimit të fuqishëm brenda shtëpisë dhe dyshuan se aty prodhohej kanabis.

Për këtë arsye ata shkuan për kontroll në pronën në fjalë që ndodhej në Ashton Avenue në Harehills.

Ata u detyruan që ta hapnin derën me forcë për shkak se ishte e përforcuar dhe kur arritën të futeshin brenda, gjetën plot 5 dhoma të mbushura me bimë kanabisi, vlera e së cilave shkonte në 92 mijë paundë. E teksa e rrethuan zonën, në shtëpi mbërriti shqiptari R. Tafa, i cili u vu në pranga.

Shenjat e tij të gishtave u gjetën në ventilatorët që përdoreshin për të rritur bimët. 20-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penale, pranoi se kujdesej për kultivimin e drogës.

Avokati i tij mbrojtës tha se i riu ishte larguar nga Shqipëria rreth 1 vit më parë, kishte jetuar në Francë për një farë kohe e më pas kishte mbërritur në mënyrë të jashtëligjshme me anije në Britani. Gjykata e dënoi 20-vjeçarin më 26 muaj burg.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!