Pse po konsiderohet web3 si e ardhmja e internetit?

schedule09:44 - 26 Janar, 2022

schedule 09:44 - 26 Janar, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Moxie Marlinspike ka krijuar NFT (përdoret si shkurtim për fjalët non-fungible token, një njësi unike cryptocurrency dhe është një çertifikatë për një pronë digjitale dhe regjistrohet në blockchain). Krahas kriptomonedhave të tilla si bitcoin, NFT-të janë shembulli më i  qartë i “Web3”.

Web3 është bërë kryefjala më e fundit për njerëzit e teknologjisë dhe kriptomonedhave. Teksa disa janë të ngazëllyer për atë që po konsiderohet si faza tjetër e internetit, të tjerë, duke përfshirë Elon Musk dhe Jack Dorsey, ky i fundit ekspert i teknologjisë, sipërmarrës dhe ish-CEO i TWitter, kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Çfarë është Web3?  Web3 është një term për një ekosistem në internet që largon ndërmjetësit e mëdhenj. Pra, platformat në Web3 nuk janë në pronësi të kompanive të mëdha dhe ju nuk do të lundroni në internet përmes motorëve të kërkimit si Google. Ai përdor blockchain, i njëjti sistem i përdorur nga kriptomonedhat.

Si funksionon? Në botën e Web3, motorët e kërkimit, tregjet dhe rrjetet sociale do të jenë më të thjeshta për t’u përdorur. Kështu që ju mund të kontrolloni të dhënat tuaja dhe të keni një llogari të vetme të personalizuar ku mund të kaloni nga emailet te blerjet online dhe rrjetet sociale.

A është Web3 shumë idealist? Ideja e një interneti të decentralizuar mund të tingëllojë e largët, por shumë kompani tani po krijojnë ekipe për Web3. Njerëzit që aktualisht po formojnë Web3 janë zhvillues softuerësh dhe investitorë.

Por ish-CEO i Twitter Jack Dorsey sugjeroi se Web3 është nën kontrollin e industrisë së kapitalit sipërmarrës, veçanërisht e Andreessen Horowitz, një mbështetës i hershëm i Facebook dhe një avokat i Web3. “Në fund të fundit, është një entitet i centralizuar me një etiketë ndryshe,” tha ai. Ndërkohë, CEO i Tesla-s, Elon Musk thotë se Web3 është më shumë një “fjalë kryesore marketingu” sesa realitet, raporton abcnews.al

Ekspertët kanë shprehur shqetësime se një internet i decentralizuar do ta bënte edhe më të vështirë parandalimin e krimit kibernetik, gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimin.  Marlinspike ishte kthesa e fundit dhe ndoshta polemika më e madhe që shpërtheu në botën e teknologjisë për disa vite. Në njërën anë qëndrojnë tekno-utopistët, firmat që ofrojnë shërbime të ndryshme Web3 dhe mbështetësit e tyre.

Ata pretendojnë se Web3 është një pikë kyçe në hapësirën kibernetike, se është me të vërtetë e decentralizuar. Në nivel global, vlera e marrëveshjeve VC( Kapitali sipërmarrës)  arriti në 25 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga më pak se 5 miliardë dollarë në 2020.

Javën e kaluar Andreessen Horowitz, një nga firmat VC më të shquara të Silicon Valley u tha se po grumbullonte një fond prej 4.5 miliardë dollarësh që kishte lidhje me Web3, duke i shtuar atyre  një vlerë totale prej 3 miliardë dollarësh.

Një partner i vjetër u largua nga a16z këtë muaj për të krijuar firmën e saj të fokusuar në Web3.  Por ka edhe skpetikë, si Marlinspike, shumë i respektuar edhe në mesin e tekno-utopistëve për krijimin e aplikacionit të mesazheve të sigurta Signal, te Jack Dorsey, i cili themeloi dy platforma të llojit që Web3 premton të zëvendësojë (Twitter në mediat sociale dhe Square në pagesa).

Kjo mund të ndryshojë trajektoren e internetit dhe modelet e biznesit prej triliona dollarësh. Në vitet 1980, kalimi në kompjuterë personal u dha më shumë fuqi përdoruesve individualë.  Ndryshe nga Google dhe Meta, ata nuk kontrollojnë të dhënat e përdoruesve të tyre. Nëse klientët e tyre janë të pakënaqur, ata mund të kalojnë në një shërbim konkurrues.

Ideja është që kjo i bën kompanitë Web3 të përpiqen më shumë për të kënaqur klientët dhe për të vazhduar inovacionin. Nuk është e qartë sa kërkesa ka për projekte vërtet të decentralizuara. Shërbimet si Diaspora dhe Mastodon, dy rrjete sociale, nuk u zhvilluan kurrë. Pasardhësit e tyre mund të përballen me të njëjtin problem.

Një shërbim si OpenSea do të ishte shumë më i shpejtë, më i lirë dhe më i lehtë për t’u përdorur, tha  Marlinspike. Një problem më themelor është se edhe nëse Web3 do të funksionojë po aq mirë sa paraardhësi i tij , ai megjithatë mund t’i nënshtrohet centralizimit. Historia e internetit ka treguar se protokollet teknike evoluojnë më ngadalë se teknologjia e zhvilluar nga një firmë e vetme.

Centralizimi ka qenë shumë fitimprurëse. Në fakt, a16z( është një firmë private amerikane e kapitalit sipërmarrës, e themeluar në vitin 2009)  ka fituar miliarda nga Meta, në të cilën ishte një investitor i hershëm; një nga themeluesit e a16z, Marc Andreessen, është pjesë e bordit të Metës edhe sot e kësaj dite.

Përforcuesit VC të Web3 mund të llogarisin që diçka e tillë të ndodhë përsëri. Pavarësisht se është një fenomen relativisht i fundit, Web3 tashmë shfaq shenja të centralizimit. Për shkak të kompleksitetit të teknologjisë, shumica e njerëzve nuk mund të ndërveprojnë drejtpërdrejt me blockchains.

Albert Wenger i Union Square Ventures, një firmë VC që filloi të investonte në web3 disa vite më parë, tregon për “pika të tjera të ricentralizimit”. Njëra është se pronësia e fuqisë kompjuterike që mban të përditësuar  blockchain. Madje mund t’i lejojë ata të marrin përsipër një blockchain.  Këto dinamika, të kombinuara me përplasjen më të fundit të kriptomonedhave sugjerojnë që Web3 nuk ka gjasa të zhvendosë Web2.

Në vend të kësaj, e ardhmja me siguri do t’i përkasë një kombinimi të dy qasjeve. Web3 gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në ekonomi.

Çfarë sfidash e presin Web3?

Ekspertët kanë shfaqur qartësisht shqetësimet e tyre në lidhje me rregullimin e internetit të deçentralizuar, e cila do ta bënte shumë më të vështirë parandalimin e krimit kibernetik dhe keqinformimit. Web3 mund të jetë disi i vështirë për t’u përdorur, por Gauthier tregon se sfida nuk është mbi përdorimin e tij, por aftësia për të ruajtur të dhënat e tyre online.

/abcnews.al