Pse nuk po “zgjohet” euro? Ekspertja: Ka dy arsye që e ndikojnë zhvlerësimin e monedhës europiane

schedule14:44 - 15 Nëntor, 2023

schedule 14:44 - 15 Nëntor, 2023

SHQIPËRI- Monedha evropiane euro vazhdon tatëpjetën. Ajo sot është këmbyer në tregun valutor me 103 lekë. Por sa pritet të zgjasë ky proces dhe kur mund të fuqizohet në treg kjo monedhë?

E ftuar në “Money Report”, specialistja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se kjo rënie e lirë është e bazuar në treg dhe për aq kohë sa Banka e Shqipërisë nuk merr iniciativë të ndërhyjë për të blerë sasi valute në treg, monedha europiane do vazhdojë të bjerë edhe më tej.

“Kursi i këmbimit të euros ka pësuar rënie nga prilli i këtij viti, pra një rënie të ndejshme. Dhe ajo çfarë unë kam mbështetur ne analizën time, është kjo që, vetëm nëse do kishim ndërhyrje e një forcave të jashtme, jashtë tregut, siç ishte rasti i blerjes së euros nga Banka e Shqipërisë, atëherë mund të kemi një ndryshim të kursit. Duke mos marrë asnjë veprim, atëherë kjo rënie e lirë në këtë raste do vijonte. Kjo është pjesa e pritshmërisë së tregut se nuk kem asnjë  faktorë që do ta ndalonte këtë rënie të lirë”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares Genta Dobra, specialistja u shpreh se me zhvlerësimin e euros, pjesa që goditet më shumë janë eksportuesit. Ajo tha se ky target kostot e prodhimit i kanë në euro dhe për pasojë shkëmbimet tregtare të tyre nuk janë premtues.

“Ata që janë përfituesit janë shumë më të mëdhenj në këtë raste se sa ata që janë humbësit. Humbësit më të madhej janë ekspertuesit, të cilët në këto raste, do duhet dhe besoj se e kanë nisur pesën e ndryshimit të kontratave për vitin e ardhshëm pasi kursi i këmbimit të eurove është shumë i ndjeshëm”, tha ajo.

Në projeksionet e saj, ekspertja nënvizon se kjo panoramë rënëse e euros nuk do të ndryshojë, të paktën për aq kohë sa nuk do ketë ndërhyrje të forcave të tjera jashtë tregut.

“Këto nivele nuk kanë për të ndryshuar. Ka dy arsye. E para, nuk do kemi asnjë ndërhyrje si nga Banka Qendrore për ta rritur kursin e këmbimit në favor të euros në këtë rast, kjo do ta bënte më shumë ndihmuese për pjesën e eksportuese, por vetë banka ka deklaruar përmes Guvernatorit se nuk ka në plan ndërhyrjen pasi është një normalitet lëvizja e tregut. Nga ana e dytë kemi qeverisë e cila në këtë raste mund të ndërhyjë përmes politikave të saj financiare për ta zbutur disi këtë diferencë që pati, por duke qenë se qeveria është nga kjo palë që përfiton nga kjo, ajo nuk ka as qasjen në ide për te realizuar një ndryshim dhe jo më të ndërhyjë. Pala tjetër që është fituese në këtë rast janë kompanitë që bëjnë importin e produkteve. Ky është një normalitet i ri i tregut”, tha ajo.

Sa i përket situatës në eurozonë, në shtetet e BE-së, të cilët kanë monedhë të përbashkët euron duket një “bjerrje” e ekonomisë. Për këtë, Nunaj nënvizoi kjo tkurrje është e vogël, ndërsa parë në perspektivë afatgjatë po dëshmohet se shkalla e uljes është “modeste”, duke marrë parasysh sfidat me të cilat është përballur ekonomia botërore nga pandemia, deri tek lufta dhe konflikti Rusi-Ukrainë.

“Nëse ne do bëjmë analizën e eurozonë. Këtu në këtë rast do ta ndajmë në veç ekonominë ne BE dhe në veç ekonominë e eurozonë, pasi jajë dy zona pasi jo të gjitha shtete që janë pjese e eurozonë janë pjesë e BE dhe anasjelltas. Eurozona është zona ku vepron euro, kemi një monedhë në shumësi shtetesh, kemi të bëjmë me një tkurrje në nivel shumë të ulët dhe kjo do të thotë se kjo ekonomi po kalon problemet e mëdha. Efektet e krizës të fundit, Rusia-Ukrainë kanë filluar të jenë më të zbehta dhe tregjet janë më të stabilizuar dhe kjo ka sjell ulje të normës së inflacionit në eurozonë. Stabilizim i tregjeve do ketë dhe stabilizim në tregun shqiptar”, tha Nunaj/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!