Ka shumë zakone për dasmat, por një gjë është ndoshta më e rëndësishmja: nëse jeni i ftuar në një dasmë, nuk duhet të vishni kurrë rroba të bardha. Kohët po ndryshojnë dhe duket se rregullat e vendosura nuk janë më aq të rëndësishme, ndaj shumë vajza dhe gra kanë guxuar të vishnin të bardha.
Personat që organizojnë dasma vërejnë se të ftuarit duhet të respektojnë dëshirat e nuses dhe dhëndrit.E vetmja herë kur është e pranueshme të veshësh rroba të bardha në dasmën e dikujt tjetër është vetëm kur nusja e ka kërkuar në mënyrë specifike, besojnë ekspertët.
“Prioriteti më i rëndësishëm gjatë kësaj dite solemne është që nusja të ndihet e veçantë. Është e pavend dhe e shëmtuar të paraqitesh në të njëjtën ngjyrë si nusja dhe t’i “vjedhësh” vëmendjen”, ka shpjeguar Katie, një organizatore eventesh. Thelbi është se ngjyra e bardhë i lejon nuses të dallohet mes të ftuarve.
Cilat ngjyra të tjera duhet të shmangen?
Këshilla e ekspertëve është që duhet të shmangni çdo ngjyrë më të çelur të ngjashme me të bardhën, si nuancat bezhë ose krem shampanjë. Nëse dëshironi një kombinim në një ngjyrë më të çelur, zgjidhni një pastel – rozë, blu ose të verdhë. /abcnews.al