“Pse nuk më pranonte babai”, flet Alba Sgarbi, vajza shqiptare e personazhit të famshëm italian

schedule19:52 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 19:52 - 28 Dhjetor, 2019

Ajo quhet Alba Sgarbi dhe është vajza (jashtë martese) e politikanit, kritikut të artit, analistit shumë të njohur në Itali, Vittorio Sgarbi. Historia e saj u rikthye në vemendje kur u shfaq dy javë më parë në “Porta a Porta”, përkrah babait të saj dhe Kryeministrit Edi Rama për të mbledhur fonde për të prekurit nga termeti.

Alba, tashmë është në Tiranë, dhe me një shqipe të rrjedhshme, ka rrëfyer historinë e jetës së saj në emisionin “Rudina”.

Alba ka lindur në Romë, nga një nënë shqiptare që quhet Kozeta Ajdini. Ndërsa babai, Vittorio Sgarbi ka pranuar ta njohë Albën, si vajzën e tij, kur ajo ishte 13 vjeçe.

“Unë kam lindur në Romë dhe kur kam qenë 5 vjeçe kur kam ardhur në Shqipëri. Kam vazhduar shkollën fillore dhe të mesme, të gjitha i kam bërë në Tiranë. Kontaktet me babanë i kam patur të rralla e takoja për pushime, 2-3 herë në vit. Unë kam jetuar me mamin. Raportet i kishim shumë të mira, edhe unë edhe mami. Ai ka dy fëmijë fëmijë të tjerë me gra të ndryshme. Ai s’ka dashur të krijojë asnjëherë  familje tradicionale”, shprehet Alba për të atin Vittorio Sgarbi.

“Në moshën 13 vjeçare babi më ka njohur ligjërisht dhe më ka dhënë mbiemrin e tij. Në media u shpërnda si lajm që atë kohë, ndërsa ne dolën publikisht bashkë në revistën “Chi” në vitin 2017. Është pak e sikleteshme të kesh atë peshë mbiemri”, shprehet ajo.

Por kujtojmë se mediat italiane kanë shkruar shpesh, duke thënë se Sgardi nuk pranonte fillimisht ti njihte Kozetës, atësinë e vajzës.

Alba e komenton kështu: “Mamaja ime ka qenë e martuar, dhe i shoqi i ka vdekur në aksident. Më pas ka njohur babanë tim dhe linda unë… Kauza ime ka qenë e vështirë për shkak të mentalitetit. Kur linda mamaja më vendosi mbiemrin e saj dhe donte ta mbante anonim lidhje sentimentale që kishte patur me Sgarbin. Më pas në moshën 13 vjeçare mora mbiemrin e babit. Po kështu kundra njohjes sime ka qenë edhe edhe mamaja e tij (Sgarbit), ka qenë kundra sepse donte që ai të krijonte familje”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!