Pse nuk ja dalin partitë e reja në Shqipëri?

schedule15:46 - 11 Maj, 2021

schedule 15:46 - 11 Maj, 2021

Nga Esiona Konomi

Historia e pluralizmit parlamentar njeh disa përpjekje të partive të reja për të hyrë në skenën politike dhe për të spostuar dy partitë e mëdha, PS dhe PD.

Por veç LSI-së së Ilir Metës në vitin 2004, askush nuk ka mundur të lërë dot gjurmë. E kjo u bë gati e pamundur pas vitit 2008, kur Berisha dhe Rama bënë marrëveshje duke ndryshuar Kushtetutën, në një formë që pamundësonte një parti të re, të zinte një vend në parlament.

Pavarësisht shtratit ligjor të vështirë, nuk munguan disa tentativa, të atyre që hynë në garë kombëtare për të luftuar dy partitë e mëdha që ata i quajnë të vjetra.

Në vitin 2013 ndërtuan fushatë kombëtare Kreshnik Spahiu me Aleancën Kuq e ZI dhe Bamir Topi me Frymën e Re Demokratike. Rezultati i tyre kombëtar garanton vota përafërsisht 1 deputet nga Alanca dhe 2 nga FRD-ja. Por asnjëri nuk hyri në Kuvend, sepse gara është në nivel qarku, dhe të shpërndara në 12 zona, këto vota u copëzuan e nuk u përkthyen në asnjë mandat.

Nëse do të kishim një sistem proporconial kombëtar edhe në vitin 2017 Ben Blushi do të kishte fituar një vend në parlament me LIBRA-n, por nuk ja doli pavarësisht gati 20 mijë votave.

Në zgjedhjet e 25 prillit, vota ta barabarta afërsisht me një mandat mori edhe Nisma Thurje, por sistemi zgjedhor rajonal i prodhoi edhe asaj zero mandate.

Gjithësesi, edhe sikur ligji zgjedhor të ishte ndryshe, shifrat e betejave të para të partive të reja konfirmojnë se besueshmëria e tyre nuk do të shkonte përtej 2 vendeve parlamentare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!