Pse nuk duhet t’i quajmë gazetarët “të guximshëm”?

schedule10:59 - 3 Maj, 2022

schedule 10:59 - 3 Maj, 2022

Rana Ayyub-The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Sterioptipi i “gazetarit të guximshëm”, më ka shqetësuar prej kohësh. Të na etiketosh “të guximshëm” do të thotë të luftosh në kurrizin tonë. Barra e dhënies së dëshmisë dhe e të thënit të vërtetën para pushtetit është një rrezik real në shumë vende të botës.

Ata po luftojnë kundër një luftë të pamëshirshme, të mbushur me padi dhe çështje penale për kryengritje, shpifje, evazion fiskal e shumë të tjera. Jeta e tyre, dhe shumë shpesh jeta e familjeve të tyre, bëhet e mjerueshme. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, merrni parasysh sakrificën që u duhet atyre jo vetëm për të qenë gazetarë, por edhe për të qenë “trima”.

Kur një gazetar burgoset ose vritet, nekrologjitë dhe editorialet e cilësojnë guxim.

A e kanë normalizuar këto lavdërime persekutimin e gazetarëve?

Pse një gazetar duhet të jetë i guximshëm për të raportuar faktet ashtu siç janë?

Pse duhet të persekutohet  që historia e tij të dëgjohet në botë?

Merrni si shembull Gauri Lankesh, Daphne Caruana Galizia dhe Jamal Khashoggi – të gjithë gazetarë që janë vrarë në mes të ditës. Vrasjet e tyre dominuan në faqet e para të botimeve ndërkombëtare, raporton abcnews.al.

Vetë liderët botërorë që injorojnë persekutimin e gazetarëve në demokracitë më të mëdha, shihen shpesh duke ndezur qirinj për nder të të persekutuarve – gazetarët e vrarë në fund nderohen me çmime.

Gazetarët cilësohet si armiku i shtetit; ata po kalojmë një nga fazat më të vështira në historinë e profesionit. Ne jemi dëshmitarë të sulmeve të ashpra ndaj minoriteteve në Indi, Myanmar, Kinë, Palestinë apo Ukrainë, edhe pse redaktorët ende i përshkruajnë argumentet dhe narrativat përmes prizmit të “të dyja palëve”.

Për shembull, sulmet ndaj palestinezëve, edhe gjatë Ramazanit, shpesh quhen “përplasje”. Pavarësisht se njëra palë ka hedhur granata ndaj tyre dhe qëllon me gurë në mbrojtje. Në Indi, sulmet ndaj myslimanëve nga nacionalistët hindu shpesh raportohen si “trazira” ose “përleshje”.

Unë vetë kam marrë çmime për guximin që kam treguar.  Gjatë vitit të kaluar më janë shkaktuar mijëra plagë nga goditje të ndryshme që kam marrë por jo fizikisht. Por kur shkrova një artikull për revistën Time në maj 2021 – në të cilën akuzova  kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, përgjegjës për miliona vdekje nga një valë e dytë shkatërruese e Covid-19 – jeta ime është bërë e mjerueshme.

Llogaritë e mia bankare janë ngrirë, me sa duket sepse ato përmbajnë “”të ardhurat e krimit”.

Rastet kundër meje po vazhdojnë të shtohen çdo ditë e më shumë, me sulme të shumta kundër meje për një postim në mediat sociale. Në rast tjetër është për një deklaratë që kam bërë për nacionalistët hindu në një program të BBC-së.

E gjithë kjo vjen pas një fushate për të diskredituar karakterin tim. Jam sulmuar vazhdimisht në televizionin kombëtar nga gazetarë dhe redaktorë dhe kam parë një video pornografike të montuar me imazhin tim, që u përhap gjerësisht në mediat sociale.

Si dikush që i është nënshtruar në mënyrë të pamëshirshme ngacmimeve më të ashpra për më shumë se një dekadë, viti i kaluar ka qenë një makth i gjallë.

Nuk e mendojsa se do të përballesha me gjykime të tilla kur vendosa të bëhesha gazetare.

Maria Ressa, laureatja e çmimit Nobel për paqen, ka vite që lufton kundër persekutimit nga Filipinet. Ajo duhet të marrë një urdhër gjykate për të udhëtuar jashtë vendit. Si Ressa ashtu edhe unë kemi kontaktuar me avokatë.

Ne kemi një profil publik, mbështetës të shumtë në mediat sociale, redaktorë që na mbështesin dhe ndihmën e shumë gazetarëve të tjerë. Merrni parasysh kolegun tim, Siddique Kappan. Ai ka qenë i burgosur për dy vite nga policia e Uttar Pradesh. Ai u ndalua ndërsa ishte rrugës për të raportuar rastin e një përdhunimi në grup të një vajze të një shtresës të ulët.

Ai u arrestua para se të kishte mundësinë të raportonte për ngjarjen.

Si po luftojnë gazetarët?

Ata duan të raportojnë me integritet pa paguar një çmim për përkushtimin e tyre. Paragjykimet ndaj gazetarëve të komuniteteve të varfra, ndaj gazetarëve me ngjyrë dhe ndaj grave në profesion janë më të dukshme.

Historitë e tyre kërkojnë ndjeshmëri dhe jo neutralitet. Mediat duhet të punësojnë më shumë gra gazetare, myslimanë, dhe njerëz me ngjyrë në ekranet tona.

Ky është një diversitet që i mungon kulturës mediatike.

Ne duhet të mbrojmë gazetarët tanë duke u dhënë atyre mbështetjen më të mirë ligjore. Ata gjithashtu duhet të pajisen me kujdesin dhe terapinë më të mirë të shëndetit mendor. Unë po flas nga përvoja. Sikur të mos kisha marrë atë lloj mbështetjeje që mora nga redaktorët e mi në Washington Post, nga organizata të ndryshme të mbrojtjes së medias, avokatë të fjalës së lirë dhe një terapisti të  përkushtuar, do të isha shkatërruar shumë kohë më parë.

Gazetaria nuk ishte kurrë një profesion me orar zyrtar. Ne e dinim se ishte një profesion ku mund të mos dilnin nga zyra për ditë të tëra, ose ku mund të mos kishim komunikim as me familjarët tanë ndërsa raportonim për luftëra dhe operacione të fshehta.

Gazetaria na mësoi etikën e profesionit tonë, por nuk na paralajmëroi për krizat nervore, apo për të kaluar më shumë kohë në sallat e gjyqit se sa në redaksi.

Ne i detyrohemi gjeneratës së ardhshme të gazetarëve një mjedis më të sigurt për të punuar.

Ata duhet të kenë frikë vetëm nga shtrembërimi i së vërtetës, duke mos raportuar të vërtetën.

/abcnews.al