Rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën kanë probleme me lindshmërinë dhe luftojnë për të pasur një fëmijë. Të pyesësh një çift se kur do të kenë fëmijë është shumë e gabuar. Arsyet jua ka sjellë abcnews.al më poshtë.
Vetëm sepse ju jeni bërë prindër në moshën 25-vjeçare nuk do të thotë se të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
Një nga mitet më të zakonshme të shtatzënisë është se gratë nuk mund të lindin pasi të bëjnë 35 vjeç. Dhe nëse për fat të mirë lindin, fëmija nuk do të jetë i shëndetshëm. Në realitet për sa kohë një grua la vezë, mund të mbetet shtatzënë dhe fëmija i saj të jetë mirë. Pas të 30-tave, rreziku rritet me vetëm 5%. Koha më e mirë për të pasur një fëmijë është kur të ndiheni ju gati, jo kur të tjerët të duan.
Rreth 50 milion njerëz në botë vuajnë nga infertiliteti
Sipas një raporti, rreth 15% e popullsisë në botë lufton me infertilitetin dhe numri sa vjen dhe rritet. Shkalla e aborteve është rritur gjithashtu. Në fakt, hulumtimi pohon se shumica e shtatzënive sot po përfundojnë në aborte, duke lënë prindërit në pritje depresionuese. Të kesh një fëmijë nuk ishte kurrë e lehtë, por është më e vështirë tani. Nëse i pyesni pse nuk kanë akoma fëmijë, ju mund t’i lëndoni ata, informon abcnews.al.
Ekzistojnë faktorë të tjerë që ndikojnë në vendimin e një çifti për të pasur një fëmijë
Sigurisht, infertiliteti luan një rol të madh, por ka faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh para se të keni një fëmijë. Statusi financiar i çiftit, fortësia e lidhjes së tyre, shëndeti i tyre, qëllimet e karrierës, etj. Kur jeni në mendimin për të pasur një fëmijë dhe keni kohën për t’u kujdesur për ta si duhet, është koha kur duhet ta keni një.
Nuk ka nevojë të kujtojmë askënd se ka ardhur ora e mëmësisë
Nuk ka asgjë të keqe të lindësh një fëmijë përmes vezëve të ngrira, IVF ose ndonjë mjeti tjetër kur gratë nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale. Gratë nuk kanë nevojë të kujtohen për “orën e tyre të mëmësisë”, ato janë plotësisht të vetëdijshme për të, informon abcnews.al.
Disa njerëz thjesht nuk duan fëmijë dhe kjo është në rregull
Të pyesësh çifte që nuk i duan fëmijët herë pas here pse nuk bëhen prindër ose duke iu thënë se do pendohen kur të plaken, është e gabuar. Kuptoni që duhet të respektoni mendimet e tjetrit dhe se nuk mund të detyroni askënd të ketë të njëjtat pikëpamje si ju.
Ju nuk e dini se çfarë po kalojnë të tjerët
Çifti mund të ketë probleme marrëdhënieje, mund të luftojë me infertilitetin, ose nuk dëshirojnë të kenë fëmijë. Ju thjesht nuk e dini se çfarë ndodh pas dyerve në shtëpinë e tyre. Zgjedhja më e mirë është të mos i pyesni pse nuk bëhen me fëmijë dhe të jeni mirëkuptues./e.b-abcnews.al