Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse nuk duhet të flini kurrë me flokët e kapura bisht

schedule17:00 - 3 Shtator, 2020

schedule 17:00 - 3 Shtator, 2020

Flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit tonë, dhe çdo vajzë i kushton rëndësi të veçantë atyre. Pavarësisht se mund të shpenzoni për produkte të ndryshme të flokëve në mënyrë që të jenë sa më të shëndetshme, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni edhe disa gjërave që janë pjesë e rutinës së përditshme, të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në flokët tuaj.

Të flini me flokët e kapura bisht është një nga këto veprime që sjellin një sërë dëmesh tek flokët dhe Bright Side rendit arsyet përse duhet të hiqni dorë nga ky zakon, shkruan abcnews.al.

Mund të shkaktojë rënie të flokëve.



Pse duhet të ndaloni të flini me një bisht

Kapja e flokëve bisht ushtron presion në rrënjën e flokëve dhe kjo përkeqësohet kur flini, pasi e lëvizni kokën rreth e rrotull. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, kjo mund të bëjë që fijet e flokëve të shkatërrohen ose të bien.

Mund të ndryshojë pamjen e flokëve tuaj.

Pse duhet të ndaloni të flini me një bisht

Si rezultat i rënies, flokët mund të rrallohen shumë, veçanërisht në zonën rreth ballit. Kjo pasi llastiku krijon fërkime ndërsa flini dhe shtrëngimi i tepërt i këput flokët. Nëse e largoni këtë zakon, flokët tuaj do të duken më të shëndetshëm me kalimin e kohës.

Mund të shkaktojë alopecinë.

Pse duhet të ndaloni të flini me një bisht

Alopecia shkaktohet kur flokët bien në të gjithë trupin ose në disa pjesë të tij. Tërheqja e vazhdueshme e flokëve mund të shkaktojë këzë sëmundje, pasi dëmton gjëndrat e flokëve.

Çfarë mund të bëni në vend të kësaj që të keni flokë të shëndetshëm?

Why You Ought to Stop Sleeping With a Ponytail

Lërini flokët të lëshuara ose kapini bisht por shumë lirë. Flini me flokë të tharë, pasi në të kundërt, floku i lagur është më i dobët dhe mund të dëmtohet lehtësisht. Zgjidhni jastëkun e duhur. Materialet prej mëndafshi i lejojnë flokët të rrëshqasin me lehtësi. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!