Pse nuk duhet ta lini kurrë makinën me timonin e prerë në parkim

schedule15:38 - 16 Gusht, 2022

schedule 15:38 - 16 Gusht, 2022

Shumë shoferë e kanë zakon kur parkojnë makinën e tyre, duke prerë timonin dhe duke mos ditur se mund t’i shkaktojnë probleme. Fillimisht, rrotat e kthyera në një makinë të parkuar mund të vështirësojnë kalimin e të tjerave, veçanërisht në rrugë të ngushta, pasi goma del nga trupi.

Por përtej kësaj, ka edhe disa çështje teknike që lindin nga ky zakon mjaft i keq i disa shoferëve. E para ka të bëjë me sistemin hidraulik të drejtimit, pasi nëse e lëmë shpesh makinën me rrotat e kthyera, atëherë pompa e sistemit sforcohet dhe konsumohet më shpejt, duke kërkuar kështu riparim të shpejtë.

E dyta ka të bëjë me hallkat e përparme të pezullimit, pasi nëse makina parkohet shpesh me rrotat e drejtuara, atëherë lidhjet ngadalë humbasin elasticitetin e tyre duke qenë se janë të shtrirë përgjithmonë. /abcnews.al