Pse nuk duhet ta hapni derën e makinës me dorën e majtë?

schedule16:29 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:29 - 6 Shtator, 2021

Nëse jetoni në qytet, vini re njerëz që vozisin në mënyrë të rrezikshme gjatë gjithë kohës. Por dhe makinat e parkuara mund të jenë një rrezik. Kjo është veçanërisht e vërtetë për çiklistët pasi janë të prirur të goditen kur dera e një makine hapet.

Por çfarë mund të bëjmë për t’i mbrojtur ata? Ekziston një hap i thjeshtë që mund të bëni, mjafton të hapni derën e makinës me dorën e djathtë. Nëse jeni ulur në anën e shoferit dhe doni të dilni jashtë, mos e hapni derën me dorën e majtë ( edhe pse është më afër derës).

Në vend të kësaj, hapeni me dorën e djathtë. Kjo lëvizje e thjeshtë i detyron shoferët të kthejnë pjesën e sipërme të trupit në të majtë, duke sjellë në mënyrë efektive rrugën prapa tyre në fushën e tyre të shikimit. /abcnews.al