Pse nuk dha dorëheqjen Ardi Veliu pas vrasjes së Rashës? Sandër Lleshaj tregon historinë nga Afganistani: Politikani bëhet rrufepritës

schedule23:00 - 25 Tetor, 2022

schedule 23:00 - 25 Tetor, 2022

Ish-ministri i Brendshë, Samdër Lleshaj, ka zgjedhur t’i përgjigjet me një histori nga Afganistani pyetjes pse ai u dorëhoq dhe Ardi Veliu jo, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hadëraj nga dhjetor të vitit 2020.

Lleshaj tha në emisionin “Log.” Se politikani është ai që duhet të bëhet rrufepritës, në mënyrë që strukturat të mos dekurajohen.

“Të të jap një shembull. Në vitin 2009 një kolonel i ushtrisë gjermane në Afganistan dha urdhër për të bombarduar dy kamionë që dukeshin sikur ishin të ngarkuar me armë. I ranë, u vranë 100 veta që ishin fshatarët që po vidhnin benzinë. Mori një vendim me kosto të rëndë. Ai as nga detyra nuk u largua, ndërkohë që shumë të tjerë sipër tij dhanë dorëheqjen për të marrë përgjegjësi politike, ndërkohë që nuk u morën me kolonelin për të dhënë një mesaszh tjetër që ata që janë të vendosur në detyra. Politikani duhet të jetë rrufepritësi. Jemi në tehun e thikës, duhet të kemi parasysh që këto struktura duhet të marrin vendime. Dhe një punonjës policie duhet të marrë një vendin, i cili mund të jetë fatal. Por në një rast tjetër një polic mund të kishte përfunduar në burg për mosveprim. Për t’i rënë shkurt, në këto raste politikanët bëhen rrufepritës në mënyrë që strukturat të mos dekurajohen”, tha ish-ministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!