Vendimi i Hueyda El Saied për të prerë flokët, i habiti jo pak fansat e saj, për faktin se është dalluar historikisht për kaçurrelat e saj karakteristike. Megjithëse shumica e kanë pritur mirë këtë ndryshim në look të Hyeidës, ka patur nga ata që i kanë vënë në dukje se ndoshta nuk duket kaq e këndshme sa më parë.
Komentet e shumta që t’i rrisë sërish flokët e kanë detyruar balerinën të reagojë përmes një videoje në Instagram, ku sqaron se ndihet shumë mirë me veten dhe se nëse do të ndryshonte diçka nga vetja me një shkop magjik, nuk do të ishin flokët.
“Ju lutem mjaft më shkruajtët, rriti flokët, i kishe më të bukura të gjata, na mungojnë kaçurrelat e tua etj. Nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja por duhet të kuptoni një gjë, me këto flokët e shkurtra unë ndihem shumë mirë.
View this post on Instagram
Nëse do të kisha një shkop magjik dhe të kisha mundësi të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt për një gjë, nuk do të filloja nga flokët. Zgjedhjet tona na përkasin, ndonjëherë bëjmë të duhurat, ndonjëherë jo! Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të mendoj se për ju unë jam thjesht një top leshi kaçurrel.”, shprehet ajo.
/abcnews.al