Victoria Beckham mbushi 49 vjeç dhe Spice Girls i uruan asaj ditëlindjen, duke lënë të kuptohet se një ribashkim i mundshëm është i mundur. Mel C, 49, Emma Bunton, 47, dhe Geri Horner, 50 vjeç, ndanë foto të shoqes së tyre nga dita e saj e madhe, ndërsa Mel B, 47 vjeçe, bëri të kundërtën.
“Nëse ndiheni pak të moshuara sot, mbani mend se ne jemi edhe më të reja se Geri. Kalofsh ditën sa më bukur, të dua shumë dhe më mungon të ndajë skenën me ty, duke shpresuar se mund ta bëjmë përsëri dikur”, shkroi Mel C në Twitter.
Geri Horner shkroi në Twitter: “Gëzuar ditëlindjen @victoriabeckham. Të uroj një vit fantastik”.
Ndërkohë, Ema ndau një video me Victoria kur u takuan për herë të parë në 1993 para se të bëheshin të famshme.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen Victoria Beckham. Ti jeni një supergrua! Motra ime Spice, ne të duam shumë!”, shkroi ajo./abcnews.al