Pse në 7 korrik dhe në orën 19:00? Këlliçi: Për të lehtësuar qytetarët. Shabani: Bëje kur të duash, unë s’të vij

schedule22:00 - 27 Qershor, 2022

schedule 22:00 - 27 Qershor, 2022

Partia Demokratike ka thirrur një protestë Kombëtare në 7 korrik në orën 19:00. Por pse kjo datë dhe kjo orë, për t’iu përgjigjur kësaj pyetje deputeti demokrat Belind Këlliçi dha shpjegimet në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Ai tha se është lënë ditë të enjte për të mos i penguar qytetarët në fundjavë, sa i përket orës ai tha se kjo bëhet për të shmanguar të nxehtin.

Ndërkohë drejtuesi i Nismës “Thurje” Endrit Shabani, tha se kurdo që të bëhet ai nuk do të jetë pjesë për sa kohë e thërret Berisha.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Kjo është protestë kombëtare, por bëhet ditë të enjte që është ditë pune, ditë korriku në orën 7 që është sërish vapë, sa duhet të jetë numri i pjesëmarrjes që të mos jetë dështim?

Këlliçi: Nuk e di sa do të jetë. Është lënë ditë e enjte për mos u zënë fundjavën shqiptarëve që ta shfrytëzojnë fundjavën.

Shabani: O Belind bëje kur të duash por unë s’të vij!

Këlliçi: Është lënë mbasdite dhe për shkak të temperaturave, por dhe që qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë. E lamë në 7 se do të ketë dhe qytetarë që vijnë nga rrethet, por që duan të rikthen në shtëpitë e tyre. Mendohet të jetë e lartë sepse shmanget fundjava.

Kikia: Do të vazhdojë apo do mbetet aty?

Këlliçi: Do vendoset aty, do shohim pjesëmarrjen.

/Abcnews.al/