Pse ndryshuat qëndrim për vaksinën ruse dhe kineze? Si përgjigjet Rama

schedule16:18 - 25 Mars, 2021

schedule 16:18 - 25 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e detyroi situata të ndryshojë qëndrimin e tij për vaksinën ruse dhe kineze. I pyetur në Rinas nga gazetarja e ABC, Ajgena Korbi, Rama dha si shembull edhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Dinamika e procesit. E njëjta gjë që shtyn kancelarin që thotë edhe nëse BE nuk e aprovon ne do e marrim vaksinën ruse’, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit ata kanë marrë masa që të mos shkelet ligji, pasi organizmi është bërë në ndarje grupe-grupe, duke e cilësuar këtë si aftësi krijuese.

“Është çështje fantazie. Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jemi 10 dhe 20 metra më tutje janë dhjetë të tjerë nuk bën shkelje të ligjit, por aftësi krijuese,” tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!