Pse ndiheni më të lodhur në dimër dhe si mund ta përballoni atë

schedule08:20 - 20 Nëntor, 2022

schedule 08:20 - 20 Nëntor, 2022

Drita e ditës ndryshon dhe po ashtu edhe temperatura. Trupi fillon të përshtatet dhe ora biologjike ndryshon. Ka shumë ndryshime që ndodhin çdo stinë dhe për shkak se janë graduale mund të mos i kuptojmë edhe aq shumë. Në muajt e dimrit vërehet lodhje shumë më intensive dhe për këtë ka një arsye shumë të besueshme që lidhet me melatoninën.

Hormoni i prodhuar nga truri që rregullon gjumin. Sa më shumë dritë të ekspozohet truri, aq më pak melatoninë sekreton dhe anasjelltas. Sa më shumë errësirë, aq më shumë melatoninë. Melatonina krijon pikërisht këtë ndjenjë të përgjumjes dhe lodhjes, dhe kur drita natyrale fillon të dobësohet në orët e hershme të pasdites, nivelet e melatoninës në tru rriten dhe “na thërrasin” për pushim dhe më shumë orë gjumë. Ky fenomen është quajtur edhe lodhje sezonale, megjithatë është një reagim normal i organizmit të ndihet më i lodhur dhe i përgjumur në muajt e dimrit.

Por çfarë mund të bëni për të eliminuar këtë situatë të veçantë?

Zgjidhni të zgjoheni dhe të flini në të njëjtën kohë, çdo ditë. Orari i gjumit është i pari dhe më kryesorja për t’u marrë me lodhjen sezonale.

Qëndroni në rrezet e diellit për aq kohë sa të mundeni. Për shembull, nëse punoni nga shtëpia, zgjidhni ballkonin tuaj në vend të dhomës së ndenjes, në mënyrë që të merrni sa më shumë dritë.

Gjumi pasdite me energji. Nëse ndiheni të rraskapitur, përpiquni të flini për një orë pasdite, në mënyrë që të jeni në humor më të mirë dhe me më shumë energji për pjesën tjetër të mbrëmjes.

Mos e keni ngrohjen të lartë gjatë natës. Një gjumë i mirë gjatë natës është gjithashtu i rëndësishëm për të reduktuar lodhjen që ndjeni të nesërmen. Për një gjumë të thellë, është mirë të mos keni temperatura shumë të larta në dhomën tuaj.

Planifikoni vaktet tuaja. Ushqyerja nuk mund të mungonte këtu, pasi është edhe një faktor përcaktues për ndjenjën e lodhjes. Mundohuni të hani vaktet tuaja në të njëjtën kohë çdo ditë dhe mbani një ekuilibër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!