Pse na bien flokët? Këto janë 5 shkaqet kryesore

schedule07:18 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 07:18 - 14 Dhjetor, 2021

Është fakt se meshkujt kanë më shumë gjasa të kenë më shumë rënie të flokëve sesa femrat dhe fatalisht, të kenë njolla tullace në kokën e tyre.  Por rrallimi i flokëve dhe rënia e flokëve janë të shpeshta edhe tek femrat, për të cilat zakonisht është një çështje më e “ndjeshme” për pamjen e tyre.

Shihni 5 shkaqet kryesore që si meshkujt ashtu edhe femrat kanë rënie të flokëve

  1. Rritja e stresit

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për faktorin psikologjik. Çdo lloj dëmtimi fizik në trup (operacion, aksident automobilistik, sëmundje serioze, apo edhe grip) mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve. Flokët kanë një cikël jetësor pothuajse të paracaktuar: faza e rritjes, faza e pushimit dhe faza e rënies. Kur përjetoni një ngjarje që rrit stresin në trup, ky cikël mund të ndikohet dhe më shumë qime mund të kalojnë në fazën e rënies në të njëjtën kohë, sipas dermatologut Marc Glashofer, nga Nju Jorku. Humbja e flokëve shpesh ndodh 3 deri në 6 muaj pas ngjarjes traumatike.

  1. Teprica e vitaminës A në trup

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, konsumimi i tepërt i suplementeve që përmbajnë vitaminë A mund të çojë në rënie të flokëve. Doza ditore e rekomanduar për marrjen e vitaminës A është 5000 njësi (Njësitë Ndërkombëtare – IU) për të rriturit dhe fëmijët mbi 4 vjeç. Suplementet mund të përmbajnë nga 2,500 IU deri në 10,000 IU.

  1. Mungesa e proteinave

Nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina në dietën tuaj, atëherë trupi juaj mund të thithë proteinën që mungon, duke “urdhëruar” për të ndaluar rritjen e flokëve. Dhe në këtë rast, kjo do të perceptohet me një vonesë prej rreth 2 deri në 3 muaj nga momenti i rënies së mprehtë të nivelit të proteinave në trup.

  1. Trashëgimia

Është konstatuar se nëse në familjen më të gjerë të një personi, gratë ose burrat shfaqin shenjat e para të rënies së rëndë të flokëve në një moshë të caktuar, atëherë ka më shumë gjasa në të njëjtën moshë që personi të fillojë të ketë rënie të flokëve. Dhe ndërsa te meshkujt kjo perceptohet lehtësisht sepse vija e flokëve në ballë zakonisht tërhiqet, tek femrat shenja e parë është rrallimi i flokëve.

  1. Anemia

Gati 10% e njerëzve kanë pak a shumë mungesë hekuri që shkakton llojin më të zakonshëm të anemisë. Duhet të bëni një analizë gjaku për të diagnostikuar mungesën e hekurit, por një nga simptomat është rënia e pjesshme e flokëve dhe/ose rrallimi i flokëve. Në konsultim me mjekun tuaj, ju mund të merrni një suplement hekuri për të balancuar këto efekte./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!