Pse mori Skënderbeu “dënim kapital”, Takaj zbulon mesazhin e avokatit

schedule08:17 - 13 Gusht, 2020

schedule 08:17 - 13 Gusht, 2020

10 sezone jashtë kupave të Europës dhe 1 milion euro gjobë, dënim shembullor për Skënderbeun për shkak të trukimeve në kupat e Europës. UEFA e ka fituar betejën ligjore, por në Korçë nuk pajtohen me vendimet e marra nga qeveria europiane e futbollit, CAS dhe së fundmi Gjykata Federale e Zvicrës.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar dhe është shprehur se e njëjta dorë i ka marrë të gjitha vendimet. Gjithsesi ai ka garantuar se nuk do të tërhiqet nga klubi që financon, pavarësisht probleme reale në të cilat ndodhen.

LEXO EDHE: “Na ndëshkoi e njëjta dorë! Nuk e çoj ndërmend ta shkrij Skënderbeun”

Mes të tjerash, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Takaj ka zbuluar edhe mesazhin e avokatit që kishte marrë përsipër çështjen e Skënderbeut. “Më vjen keq për këtë vendim, por ndodhi sepse jeni klub i një vendi të vogël”, janë fjalët e avokatit, sipas Takajt.

“Çdo gjë është e paragjykuar, pasi përveçse jeni të vegjël, jeni edhe në Ballkan. Të kishte qenë një klub tjetër, nuk diskutohej që do ta fitonte çështjen. Është fatkeqësi, por kjo është e vërteta. Ky është realiteti i hidhur”, përfundon mesazhi, që presidenti i Skënderbeut ka marrë nga avokati. /abcnews.al