Pse Mbretëreshës iu këshillua të mos martohej me Princin Philip

schedule11:33 - 10 Prill, 2021

schedule 11:33 - 10 Prill, 2021

Mbretëresha ka jetuar një martesë të lumtur me Princin Philip për më shumë se 70 vjet, por është zbuluar se asaj i është këshilluar të mos martohej me të.

Biografi A.N. Wilson ka pohuar se mbretëreshës Elizabeth II i kanë thënë se Philip ishte krejtësisht një zgjedhje e gabuar për të, sepse kishte një tip shumë qesharak dhe bënte shumë “gafa”, transmeton gazeta Telegraph.

Duke folur në festivalin letrar Cheltehnham, ai tha: “Kur ajo e bëri të qartë që në moshën 14-vjeçare se ishte dashuruar me Princin Philip, i cili ishte një princ i bukur gjerman me flokë të verdha, të gjithë oborrtarët thanë se ishte një zgjedhje krejtësisht e gabuar. Ata e thanë këtë për shumë arsye, por më kryesore sipas tyre ishte fakti që Mbretëresha ishte një person i rezervuar dhe e zellshme, ndërsa ai një oficer marine dhe mjaft qesharak”.

Pavarësisht këtyre komenteve, çifti njoftoi fejesën e tyre në korrik të 1947, kur mbretëresha ishte 21-vjeç dhe ata u martuan më 20 nëntor 1947 në Westminster Abbey. 4 vjet më vonë, Elizabeth u bë Mbretëreshë.

Në fjalimin e saj të përvjetorit të artë të martesës në 1997, Mbretëresha pranoi mbështetjen e paçmuar që burri i saj kishte dhënë, duke shtuar se ndonjëherë rëndësia e tij neglizhohej.

Ai është forca dhe qëndresa ime”, tha Mbretëresha.

Princi Philip ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, më 9 prill 2021, në shtëpinë e tij në Kështjellën Windsor./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!