Marrja në kontroll e Khersonit, një qytet me 300 mijë banorë do të ishte një fitore shumë e rëndësishme për Rusinë. Do të ishte qyteti më i madh që do të ishte në kontrollin e Rusisë dhe strategjikisht do të ishte një bazë jetike për ushtrinë, pasi kufizohet në perëndim me Odesën, shkruan BBC
Kherson është një port i rëndësishëm në Detin e Zi dhe një qendër industriale.Të kontrollosh Kherson do të thotë të kontrollosh gjithashtu një nga burimet më të mëdha të ujit. Ukraina e mbylli kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin, kështu që shumica e furnizimit me ujë të freskët në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesa të mëdha të ujit në rajonin e aneksuar.
Një nga objektivat e para të pushtimit ushtarak të Rusisë është zhbllokimi i asaj rruge ujore dhe furnizimin me ujë në Krime.
Automjetet ushtarake ruse hynë në qendër të qytetit Kherson gjatë natës.
/abcnews.al