Pse Leo DiCaprio ndahet nga të dashurat kur ato mbushin 25 vjeç

schedule12:58 - 3 Shtator, 2022

schedule 12:58 - 3 Shtator, 2022

Leonardo DiCaprio u nda së fundmi me të dashurën Camila Morrone pas afro pesë vitesh. Ndarja bëri bujë pasi erdhi sapo modelja kishte bërë 25 vjeç. Aktori hollivudian njihet për romancat me vajza më të reja në moshë dhe kryesisht për ndarjet, që çuditërisht, përfundojnë kur ata arrijnë 25 vjeç.

Grupi i të dashurave të famshme të aktorit përfshijnë modele si Gisele Bündchen, Bar Refaeli, aktoren Blake Lively dhe Nina Agdal, shumë prej të cilave ai u nda kur ose para se të mbushnin 25 vjeç. Duket si një “rregull i pashkruar’ nga aktori, për të cilin nuk kanë munguar batutat në internet.

LEXO EDHE: Një tjetër i shtohet “klubit nën 25 vjeç” të Leo DiCaprio: Pse aktori refuzon të dalë me vajza më të mëdha në moshë

Por pse ndodh kjo? Një burim tha për New York Post: “Në kohën kur vajzat mbushin 25 vjeç, ato kërkojnë më shumë – kërkojnë të martohen. Kjo nuk është ajo që dëshiron Leo. Ai nuk dëshiron të krijojë familje dhe as të jetë ‘nën presion’ nga një femër lidhur me këto gjëra.

Orët fillojnë të numërojnë mbrapsht për një vajzë, që në momentin që takohet me DiCaprio-n. Nëse rritet në moshë, për disa vite do të marrë fund. Nëse afrohet shumë me aktorin, për disa vite do të marrë sërish fund.“, ka treguar burimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!