Rrugët bosh do të mbushen përsëri, dhe ne do të lëmë pas çfarë kemi kaluar duke dalë nga strofulla jonë vetëm më një të përpëlitur të syrit.
Por bota do të jetë ndryshe nga sa ajo çfarë kemi jetuar. Kjo nuk është një shkëputje e përkohshme: por kriza përmes së cilës po jetojmë është një kthese në histori.
Ka mbaruar epoka e pikut të globalizmit. Një sistem ekonomik që mbështetej në prodhimin në mbarë botën dhe zinxhirët e gjatë të furnizimit po hyn në një sistem që do të jetë më pak i ndërlikuar. Një mënyrë e jetës e nxitur nga lëvizja e pandërprerë po pëson tronditje duke u ndalur.
Jetët tona do të jenë më të kufizuara fizikisht dhe më virtuale se sa ishin. Një botë më e fragmentuar po krijohet që në disa mënyra mund të jetë më elastike.
Shteti dikur i fortë britanik tashmë ka ndyshuar, dhe në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë. Duke vepruar me fuqi emergjente të autorizuar nga parlamenti, qeveria ka marrë masa ekonomike të frikshme dhe të shpejta dhe duket sikur i ka dërguar drejt të së panjohurës.
I kursyer nga vitet e shtrëngimit të pakuptimtë të NHS – si forcat e armatosura, policia, burgjet, shërbimi zjarrfikës, punonjësit e kujdesit dhe pastruesit – Britania duket sikur çdo gjë e ka përsëri në dorë. Por me përkushtimin fisnik të punëtorëve të saj, virusi do të mbahet nën kontroll. Sistemi ynë politik do të mbijetojë i paprekur. Jo shumë vende do të jenë kaq me fat. Qeveritë kudo janë duke u përpjekur të kalojnë rrugën e ngushtë midis shtypjes së virusit dhe shkatërrimit të ekonomisë. Shumë do të pengohen dhe do të bien.
Sipas pikëpamjes së së ardhmes për të cilën flasin dijetarët e ardhmja është një version i zbukuruar i së kaluarës së fundit,raporton abcnews.al
Padyshim që kjo i ndihmon ata të ruajnë një pamje të brishtë. Kjo gjithashtu minon atë që është tani atributi ynë më jetësor: aftësia për t’u përshtatur dhe modifikuar në mënyra të ndryshme të jetës. Detyra jonë është të ndërtojmë ekonomi dhe shoqëri që janë më të qëndrueshme, dhe më të banueshme njerëzore, sesa ato që ishin të ekspozuara ndaj anarkisë së tregut global.
Kjo nuk do të thotë një zhvendosje në një shkallë të vogël. Njërëzimi është i pafundëm dhe askush nga ata nuk është gati të kthehet në komunitetet e vogla, të mbyllura të një të kaluare më të largët.
Por hiperglobalizimi i dekadave të fundit nuk po kthehet gjithashtu. Virusi ka nxjerrë në pah dobësi në sistemin ekonomik që u rrit pas krizës financiare të vitit 2008. Kapitalizmi liberal është në rënie.
Liberalizmi ishte në praktikë eksperimenti i shpërndarjes së burimeve tradicionale të kohezionit shoqëror dhe legjitimitetit politik dhe zëvendësimi i tyre me premtimin për ngritjen e standardeve materiale të jetesës.
Ky eksperiment tani ka marrë rrjedhën e tij. Zvogëlimi i përhapjes së virusit kërkon një mbyllje ekonomike që mund të jetë vetëm e përkohshme, por kur ekonomia të rifillojë, do të jetë në një botë ku qeveritë do të veprojnë për të frenuar tregun global.
Një situatë në të cilën kaq shumë nga furnizimet thelbësore mjekësore të botës janë nga Kina – ose ndonjë vend tjetër i vetëm – nuk do të vazhdojë më. Prodhimi në këto dhe zona të tjera të ndjeshme do të ri-shihet si çështje e sigurisë kombëtare. Nocioni që një vend i tillë si Britania mund të ndërpresë bujqësinë dhe të varet nga importi për ushqim do të hidhet poshtë,raporton abcnews.al
Industria e linjave ajrore do të zvogëlohet ndërsa njerëzit do të udhëtojnë më pak. Kufijtë e mbyllur do të jenë një tipar i qëndrueshëm i peizazhit global. Një qëllim i ngushtë i efikasitetit ekonomik nuk do të jetë më i zbatueshëm për qeveritë.
Pyetja është, çfarë do të zëvendësojë rritjen e standardeve të jetesës materiale të shoqërisë?
Një përgjigje që dijetarët e gjelbër ( është një ideologji politike që synon të nxisë një shoqëri ekologjikisht të qëndrueshme, të rrënjosur në ambientalizëm , jo dhunë , drejtësi sociale dhe demokraci themelore ) kanë dhënë është ajo që John Stuart Mill në Parimet e tij të Ekonomisë Politike (1848) e quajti një “ekonomi të palëvizshme të shtetit”.
Për dallim nga shumica e liberalëve sot, Mill njohu rrezikun e mbipopullimit. Një botë e mbushur me qenie njerëzore, shkruante ai, do të ishte si lule të hedhura në mbeturina dhe si vetë jeta e egër. Ai gjithashtu kuptoi rreziqet e planifikimit qendror. Shteti do të ishte një ekonomi tregu në të cilën baza kryesore do të ishte konkurrenca. Risia teknologjike do të vazhdonte, së bashku me përmirësimet në artin e të jetuarit.
Në shumë mënyra ky është një vizion tërheqës, por është gjithashtu joreal. Nuk ka asnjë autoritet botëror që të detyrojë t’i japë fund mbipopullimit, ashtu siç nuk ka asnjë që të luftojë virusin. Përkundër arritjeve progresive, e përsëritur së fundmi nga Gordon Brown, problemet globale jo gjithmonë kanë zgjidhje globale.
Ndarjet gjeopolitike nuk parandalojnë asgjë ashtu si edhe qeveria botërore. Nëse dikush do të ekzistonte, shtetet ekzistuese do të garonin për ta kontrolluar atë. Besimi se kjo krizë mund të zgjidhet nga një bashkëpunimi ndërkombëtar është një mendim ideal për shumicën.
Sigurisht që zgjerimi ekonomik nuk do të jetë gjithmonë i qëndrueshëm. Por një gjë, mund të përkeqësojë ndryshimin e klimës dhe ta shndërrojë planetin në një vend mbeturinash. Por me standarde jetese të pabarabarta, me popullimin ende në rritje dhe intensifikimin e rivaliteteve gjeopolitike, rritja është gjithashtu e paqëndrueshme, raporton abcnews.al
Nëse qeveritë pranojnë mbipopullimin përfundimisht, do të jetë sepse qeveritë do të kënë mbrojtjen e qytetarëve synimin kryesor.
Qofshin ato demokratike apo autoritare, shtetet që nuk e plotësojnë këtë provë Hobeziane( njerëzit që konkurrojnë dhe luftojnë për interesat e tyre) do të dështojnë.
***
Pandemia ka përshpejtuar papritmas ndryshimin gjeopolitik. Kombinuar me rënien e çmimeve të naftës, përhapja e pakontrolluar e virusit në Iran mund të destabilizojë regjimin e tij teokratik. Me rënien e të ardhurave, Arabia Saudite gjithashtu është në rrezik. Padyshim që shumë do të dëshirojnë të shpëtojnë nga kjo gjendje dhe të kënë një zgjedhje më të mirë.
Por nuk mund të ketë siguri se një shkrirje në Gjirin do të prodhojë ndonjë gjë tjetër përveç një periudhe të gjatë kaosi. Pavarësisht viteve bisedim për diversifikimin, këto regjime janë ende peng të naftës dhe madje edhe nëse çmimi rimëkëmbet disi, goditja ekonomike e mbylljes globale do të jetë shkatërruese.
E kundërta do të ndodhë me Azinë Lindore ku me siguri jeta për ta do të vazhdojë ndryshe.
Përgjigjet më të suksesshme ndaj epidemisë deri më tani kanë qenë në Tajvan, Kore të Jugut dhe Singapor. Është e vështirë të besosh që traditat e tyre kulturore, të cilat përqendrohen në mirëqenien kolektive më shumë sesa autonominë personale, nuk kanë luajtur një rol në suksesin e tyre. Ata gjithashtu i kanë rezistuar gjendjen pandemike më shumë se çdo vend tjetër dhe nuk do të jetë befasuese nëse përshtaten në de-globalizim më mirë se shumë vende perëndimore.
Pozicioni i Kinës është më kompleks. Duke pasur parasysh që Kina ka fshehur statistikat e errëta,situata e saj gjatë pandemisë vështirë të parashikohet. Sigurisht që nuk është një model që çdo demokraci mund ose duhet ta imitojë. Siç tregon qendra e re shëndetësore Nightingale, nuk janë vetëm regjimet autoritare që mund të ndërtojnë spitale brenda dy javësh. Askush nuk i di kostot e plota njerëzore të izolimit kinez.
Edhe kështu, regjimi i Xi Jinping duket se ka përfituar nga pandemia. Virusi ka siguruar tek ai mbikqyrjen dhe vendosjen e një kontrolli edhe më të fortë politik. Në vend që të humbasë krizën, Xi po e përdor atë.
Ai është duke e vendosur veten në vend të BE-së duke ndihmuar qeveritë e trazuara kombëtare, siç është Italia. Shumë nga maskat dhe pajisjet e provave që ka furnizuar kanë rezultuar të gabuara.
BE i është përgjigjur krizës po ana tjetër ka zbuluar dobësinë e saj thelbësore. Pak ide janë lënë menjëanë nga mendjet më të larta sesa sovraniteti.
Në praktikë, kjo nënkupton aftësinë për të ekzekutuar një plan gjithëpërfshirës, të koordinuar dhe fleksibël emergjence të llojit që po zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera. Masat që janë marrë tashmë janë më të mëdha se sa ato të zbatuara në Luftën e Dytë Botërore. Në aspektet e tyre më të rëndësishme ato janë gjithashtu e kundërta e asaj që u bë atëherë, kur popullsia britanike u mobilizua si kurrë më parë, dhe papunësia ra në mënyrë dramatike. Sot, përveç atyre që kanë shërbime thelbësore, punëtorët e Britanisë janë demobilizuar. Nëse vazhdon për shumë muaj, mbyllja do të kërkojë një socializim edhe më të madh të ekonomisë,raporton abcnews.al
Nëse strukturat neoliberale të zbrazura të BE-së mund të bëjnë diçka të tillë është e dyshimtë. Deri më tani, rregullat e sakrosanctit(diçka që është sakrosanct konsiderohet të jetë aq e rëndësishme sa askush nuk lejohet ta kritikojë ose ta ndryshojë atë) janë shkatërruar nga programi i Bankës Qendrore për të investuar para në ekonomi dhe për të zgjeruar aktivitetin ekonomik Europian dhe për të lehtësuar limitet shtetërore për industrinë. Por rezistenca ndaj ndarjes së barrës fiskale të vendeve të Europës veriore, si Gjermania dhe Hollanda, mund të bllokojë rrugën për të shpëtuar Italinë – një vend shumë i madh për t’u shkatërruar si Greqia, por ndoshta edhe shumë i kushtueshëm për t’u shpëtuar. Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha në mars: “Nëse Europa nuk ngrihet në këtë luftë, e gjithë struktura europiane do të humbasë qëllimin e saj më të rëndësishëm. Presidenti serb Aleksandar Vucic ka qenë më realist: “solidariteti europian nuk ekziston … kjo ishte një përrallë. I vetmi vend që mund të na ndihmojë në këtë situatë të vështirë është Republika Popullore e Kinës. Për pjesën tjetër, faleminderit për asgjë. ”
E meta thelbësore e BE-së është se nuk është në gjendje të shkarkojë funksionet mbrojtëse të një shteti. Prishja e eurozonës është parashikuar aq shpesh sa mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë nën streset me të cilat përballen sot, shpërbërja e institucioneve europiane nuk është larg.
Kufinjtë tashmë janë mbyllur. Shantazhet e fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, drejtuar BE-së duke i kërcënuar se do të lejojnë migrantët të kalojnë nëpër kufijtë të tij, mund të dërgojë në qindra mijëra, madje edhe miliona, refugjatë në Europë. (Është e vështirë të shihet se çfarë do të thotë distancimi shoqëror në kampe të mëdha refugjatësh, të mbipopulluar dhe johigjenike.)
Nëse BE ia del dhe mbijeton mund të jetë e ngjashme si perandoria e Shenjtë Romake në vitet e saj të mëvonshme, një fantazmë që vazhdon brez pas brezi ndërsa fuqia ushtrohet diku tjetër. Vendimet thelbësore të domosdoshme janë marrë tashmë nga vetë kombet.
Meqenëse qendra politike nuk është më një forcë drejtuese dhe duke qënë se drejtimi i së majtës ka dështuar, shumë qeveri do të qeverisen nga partitë e djathta.
Një ndikim në rritje i BE do të vijë nga Rusia. Në luftën me sauditët që shkaktuan rënien e çmimit të naftës në Mars 2020, Putin ka pasur ndikimin më të fortë. Ndërsa për sauditët, niveli i barabartë fiskal – çmimi i nevojshëm për të paguar shërbimet publike – është rreth 80 dollarë për fuçi, për Rusinë mund të jetë më pak se gjysma e tij.
Në të njëjtën kohë, Putini po konsolidon pozicionin e Rusisë si një fuqi energjetike. Tubacionet në det të hapur Nord Stream që kalojnë përmes Balltikut sigurojnë furnizime të plota dhe të besueshme të gazit natyror në Europë, raporton abcnews.al
Në këtë mënyrë ata drejtojnë Europën në varësi të Rusisë dhe i mundësojnë asaj të përdorë energjinë si një armë politike. Me Europën e shpërqëndruar edhe Rusia duket e vendosur të zgjerojë sferën e saj ndikuese. Ashtu si Kina, ajo po bën hapa për të zëvendësuar BE-në mashtruese, duke dërguar mjekë dhe pajisje mjekësorë në Itali.
Në SH.B.A., Donald Trump e konsideron ekonominë më të rëndësishme sesa të mbajë nën kontroll virusin. Një rënie në tregun e aksioneve që nga viti 1929 dhe nivelet e papunësisë më të këqija se ato në vitet 1930 mund të paraqesin një kërcënim ekzistencial për presidencën e tij.
James Bullard, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Federale të Rezervave të St Louis, ka sugjeruar që norma amerikane e papunësisë mund të arrijë në 30 përqind – më e lartë sesa në Depresionin e Madh. Nga ana tjetër, me sistemin e qeverisjes së decentralizuar të SH.B.A.-së; një sistem i kushtueshëm i kujdesit shëndetësor dhe dhjetëra miliona të pasiguruar; një popullsi kolosale e burgjeve, nga të cilat shumë janë të moshuar dhe të sëmurë; dhe qytete me një numër të konsiderueshëm njerëzish të pastrehë dhe një pandemi tashmë e shtrirë kudo ; lehtësimi i masave mund të nënkuptojë që virusi të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme, me efekte shkatërruese. (Trump nuk është vetëm në marrjen e këtij rreziku.
Ndryshe nga programi britanik, plani i stimulit prej 2 trilion dollar i Trump është kryesisht një tjetër ndihmë korporative. Sidoqoftë, nëse sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve do të besojnë në mënyrën se si Trump po trajton pandeminë atëherë Trump mund të dalë nga kjo katastrofë me mbështetjen e një mazhorance amerikane.
Pavarësisht nëse ai e mban pozicionin e tij apo jo, pozicioni i SHBA në botë ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme.
Ajo që po shpaloset shpejt është jo vetëm hiperglobizimi i dekadave të fundit por rendi global i vendosur në fund të Luftës së Dytë Botërore. Duke hapur një ekuilibër imagjinar, virusi ka nxituar një proces të shpërbërjes që ka filluar për shumë vite.
Në seminarin e tij Plagues and Peoples (Plagët dhe Popujt) , historiani i Chicikagos, William H McNeill shkroi:
Është gjithmonë e mundur që disa organizma parazitare deri më tani të errëta mund të dalin nga shtëpitë ekologjike dhe të ekspozojnë popullsitë e dendura njerëzore që janë bërë kaq të pre të lehta ndaj një vdekshmërie të lartë dhe shkatërruese .
Ende nuk dihet se si Covid-19 u shfaq megjithëse ekziston dyshimi se “tregjet e gjesë së gjallë ” të Wuhan, janë shkaktari.
Në 1976, kur u botua për herë të parë libri i McNeill, shkatërrimi i habitatit të specieve ekzotike nuk ishte askund aq larg sa ishte sot. Ndërsa globalizimi ka përparuar, po kështu rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive.
Gripi Spanjoll i 1918-20 u bë një pandemi globale në një botë pa transport masiv ajror. Ndërkohë , McNeill vërejti: “Për ta, si për të tjerët, shpërthimet e rastësishme katastrofike të sëmundjes infektive mbetën ndërprerje të papritura dhe të paparashikueshme të normës, në thelb përtej shpjegimit historik.” Shumë studime të mëvonshme kanë arritur në përfundime të ngjashme.
Sidoqoftë, nocioni tregon që pandemitë të mos jenë më shumë sesa një pjesë integrale e historisë. Pas kësaj qëndron besimi se njerëzit nuk janë më pjesë e botës natyrore dhe mund të krijojnë një ekosistem autonom, të ndarë nga pjesa tjetër e biosferës.
Covid-19 po u tregon botës se ata nuk munden. Vetëm duke përdorur shkencën ne mund të mbrohemi kundër kësaj murtaje. Testet masive të antitrupave dhe një vaksinë do të jenë vendimtare. Por ndryshime të përhershme në mënyrën se si jetojmë do të duhet të bëhen nëse duam që në një të ardhmë të parandalojmë diçka të ngjashme.
Jeta e përdithshme tashmë ka ndryshuar. Një ndjenjë e brishtësisë është kudo. Nuk është vetëm shoqëria që ndihet e lëkundur.
Imazhet virale tregojnë mungesën e njeriut në mënyra të ndryshme. Derrat e egër po bredhin në qytetet e Italisë veriore, ndërsa në Lopburi në Tajlandë grupet e majmunëve që nuk ushqehen më nga turistët po luftojnë në rrugë. Bukuria çnjerëzore dhe një luftë e ashpër për jetën duken tashmë në qytete të zbrazura nga virusi.
Siç vënë re një numër i komentuesve, një e ardhme pas apokaliptike e llojit të parashikuar në trillimet e JG Ballard është bërë realiteti ynë aktual. Por është e rëndësishme të kuptohet se çfarë nënkupton fjala “apokalips”.
Për Ballard, shoqëritë njerëzore ishin proporcione skenike që mund të rrëzoheshin në çdo moment. Normat që dukeshin të ndërtuara në natyrën njerëzore u zhdukën kur u larguat nga teatri. Përjetimet më shqetësuese të përvojave të Ballard si një fëmijë në vitet 1940 të Shangait nuk ishin në kampin e burgut, ku shumë të burgosur ishin të palëkundur dhe të sjellshëm në trajtimin e të tjerëve por ishte kur kampi u shemb ndërsa lufta filloi, aty ai dëshmoi shembujt më të këqij të egoizmit dhe të mizorisë.
Mësimi që ai mori ishte se këto nuk ishin ngjarje që tregoni fundin e botës, raporton abcnews.al
Ajo që përshkruhet zakonisht si një apokalips është rrjedha normale e historisë. Shumë kanë mbetur me trauma. Por njeriu është shumë i guximshëm dhe shumë i shkathët për tu mposhtur nga këto trazira. Jeta vazhdon, edhe çdo gjë do të jetë ndryshe nga më parë. Ata që flasin për këtë si një moment Ballardian nuk e kanë vënë re sesi qeniet njerëzore përshtaten, madje ata arrijnë të përshtaten edhe në situata më kritkike e ndoshta në ato situata ku çdo gjë duket e pamundur.
Teknologjia do të na ndihmojë të përshtatemi me situatën tonë aktuale. Lëvizshmëria fizike mund të zvogëlohet duke zhvendosur shumë nga aktivitetet tona në internet. Zyrat, shkollat, universitetet, kirurgjitë mjekësore dhe qendrat e tjera të punës ka të ngjarë të ndryshojnë përgjithmonë. Komunitetet virtuale të ngritura gjatë epidemisë u kanë mundësuar njerëzve të njihen me njëri-tjetrin më mirë sesa kanë bërë më parë.
Do të ketë festa masive sapo pandemia të largohet, por nuk mund të ketë një pikë të qartë kur kërcënimi i infeksionit ka mbaruar më të vërtetë. Shumë njerëz mund të “migrojnë” në internet , një botë virtuale ku njerëzit takohen, duke tregtuar dhe bashkëvepruar me botë që ata i zgjedhin vetë. Përshtatjet e tjera mund të jenë të pakëndshme për disa moralistë.
Pornografia në internet ka të ngjarë të lulëzojë, dhe shumë takime në internet mund të përbëhen nga shkëmbime erotike që nuk përfundojnë kurrë në një takim trupash. Teknologjia e realitetit të shtuar mund të përdoret për të simuluar takimet dhe seksi virtual së shpejti mund të normalizohet.
Nëse kjo është një lëvizje drejt jetës së mirë mund të mos jetë pyetja më e duhur për t’u bërë. Hapësira në internet mbështetet në një infrastrukturë që mund të dëmtohet ose shkatërrohet nga lufta ose katastrofa natyrore. Interneti na lejon të shmangim izolimin që plagët kanë sjellë në të kaluarën.
***
Ajo që virusi po na tregon nuk është vetëm se kthimi në normalitet është i mundur por që ai mund të vetë-shkatërrohet.
Për ta kuptuar më mirë globalizimi pati disa përfitime të mëdha – miliona njerëz kanë shpëtuar nga varfëria. Kjo arritje tani është nën kërcënim. Globalizimi lindi de-globalizimin që tani është duke u zhvilluar.
Ndërsa perspektiva e standardeve të jetës po ngadalësohet, burime të tjera të autoritetit dhe legjitimitetit janë duke u zhvilluar. Liberale ose Socialiste, mendja përparimtare dikton identitetin kombëtar me intensitet dhe pasion. Ka shumë histori për të treguar se si mund të keqpërdoret.
Por shteti është forca më e fuqishme që drejton veprimet në shkallë të gjerë. Ballafaqimi me virusin kërkon një përpjekje kolektive që nuk do të mobilizohet për hir të njerëzimit .
Altruizmi ka kufij po aq sa edhe rritja. Do të ketë shembuj të vetëmohimit të jashtëzakonshëm përpara se të përfundojë më e keqja e krizës. Në Britani, një ushtri vullnetare e fortë mbi gjysmë milion njerëzish kanë nënshkruar për të ndihmuar NHS
Këtu hyn mbrotja nga shteti. Në thelb të tij, shteti britanik ka qenë gjithnjë drejt një qëllimi të caktuar.
Paqja dhe qeverisja e fortë kanë qenë përparësitë kryesore. Në të njëjtën kohë, ky shtet hobezian kryesisht është mbështetur në miratim, veçanërisht në kohën e urgjencës kombëtare. Mbrotja nga rreziku ka shkelur larine e ndërhyrjes së qeverisë.
Se sa nga njerëzit do të dëshirojnë lirinë e tyre kur pandemia të ketë arritur kulmin ngelet një pyetje që pret përgjigje.
Ata tregojnë pak për solidaritetin e zbatuar të socializmit, por ata me fat mund të pranojnë një regjim të mbikëqyrjes për qëllime të mbrojtjes më të mirë të shëndetit të tyre.
Qeveritë do të duhet të bëjnë shumë më tepër për kërkimet shkencore dhe inovacionit teknologjik.
Vetëm duke njohur gabimet e shoqërive liberale mund të ruhen vlerat më thelbësore të tyre. Së bashku me drejtësinë ato përfshijnë lirinë individuale, e cila është një kontroll i domosdoshëm për qeverinë.
Por disa besojnë se autonomia personale është nevoja më e brendshme njerëzore që tradhton një injorancë të psikologjisë. Por për të gjithë, siguria dhe përkatësia janë po aq të rëndësishme, ndonjëherë edhe më shumë.
Liberalizmi ishte, në fakt, një mohim sistematik i këtij fakti.
Një avantazh i karantinës është se në mund të mendojmë shumë më gjatë.
Ne mund të relaksojmë trurin dhe të mendojmë në një mënyrë më pozitive.
Për shumë prej nesh të cilët nuk kanë janë në vijën e përparme , duhet të jetë e mjaftueshme që ne të durojmë izolimin për aq kohë sa do të zgjasi./abcnews.al