Pse KQZ fsheh votat e Vorës?/ Meçe: Mungesë informacioni nga KQZ, ulëritëse. Minxhozi: Rezultatet duhen publikuar

schedule20:31 - 11 Maj, 2025

schedule 20:31 - 11 Maj, 2025

Analisti Artur Meçe tha se KQZ ka pasur informacione thuajse inekzistente ditën e sotme, ku ndryshe nga herët e tjera në seancat elektorale.

“Informacioni ka qenë inekzistent sot nga KQZ, para dy seancash elektorale çdo minutë kishe informacion që updatohej, sot mungesa e informacionit ishte ulëritëse.”

Analisti Skënder Minxhozi tha se rezultatet duhen publikuar nga KQZ ose bie në vetvete votimi elektronik.

“Klima është delikate dhe nuk dua të justifikoj KQZ sepse rezultatet që dalin duhen publikuar, ose bie vetë projekti i votimit elektronik.

Është lojë komisionerësh, lëshimi të skemës së votimit dhe në ato shifra çdo palë që do ishte në disavantazh do e merret si sinjal shkrehje dhe demoralizimi. Nëse është kështu mos bëj numërim elektronik, pse e bën për ta mbajtur në sirtar.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!