Pse koronavirusi u përhap me shpejtësi në gjithë botën?

schedule15:05 - 31 Mars, 2020

schedule 15:05 - 31 Mars, 2020

Një hulumtim i ri ka hedhur dritë mbi mekanizmin thelbësor i cili ka ndikuar te përhapja e koronavirusit në të gjithë botën, shkruan The Guardian

Një analizë e hollësishme e strukturës së virusit tregon se mekanizmi që ai përdor për të infektuar qelizat njerëzore është katër herë më i fortë se mekanizmi i koronavirusit që shkaktoi Sars, sëmundje që vrau qindra njerëz në vitin 2002.

Studimi tregon që grimcat e koronavirusit që thithen përmes hundës dhe gojës kanë një shans më të lartë për t’u bashkuar me qelizat e traktit të sipërm respirator.

Shkencëtarët e Universitetit të Minnessota-s përdorën kristografografinë me rreze X për të krijuar një pamje 3D të anatomisë së virusit.

“Struktura 3D tregon se në krahasim me virusin që shkaktoi shpërthimin e Sars në vitit 2002-2003, koronavirusi i ri ka evoluar në strategji të reja për t’u lidhur me receptorët njerëzorë,” u shpreh Dr. Fang Li, i cili drejtoi ekipin e mjekëve amerikanë.

Ky studim po përdoret nga shkencëtarët për të krijuar medikamente të ndryshme, të cilat mund të neutralizojnë virusin para se të infektojë.

Ne e dimë se koronavirusi që shkakton Covid-19, Sars-CoV-2, vepron shumë ndryshe krahasuar me Sars,” tha Jonathan Ball, një profesor i virologjisë në Universitetin e Nottingham, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Në veçanti, Sars-Cov-2 infekton fytin dhe hundën, duke shkaktuar simptoma të buta të ngjashme me të ftohtin, ndërsa simptomat e Sars janë përsëritur gjithmonë  në mushkëri.

“Studimi përdori vetëm sekuenca të virusit dhe proteinave ACE-2, dhe kjo është akoma vetëm një teori,” shtoi ai. ” Kjo do të ketë nevojë për vërtetim përmes eksperimentimit të mëtejshëm.”/abcnews.al