Pse koronavirusi prek më shumë shëndetin mendor të nënave

schedule11:50 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 3 Shtator, 2020

Nga Torsten Bell, The Guardian

Kriza e Covid-19 ka shkaktuar një ndryshim të madh ekonomik, duke filluar nga mënyra se si dhe ku punojmë  apo edhe se cili punon. Pikëpyetja më e madhe është se nëse dhe kur duhet të rikthehemi në zyra.

Përveç dëmeve të mëdha ekonomike, kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ka ndryshuar 100% edhe jetën tonë personale. Sipas të dhënave dhe studimeve të ndryshme, problemi më i madh lidhet me shëndetin tonë mendor, shkruan abcnews.al

Kërkimet kanë nxjerrë në pah sfidën që lidhet me shëndetin tonë mendor. Të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë se pothuajse 20% e popullsisë kanë raportuar  simptoma të depresionit, dyfish në krahasim me periudhën para pandemisë.

Ne e dimë që shëndeti i dobët mendor dhe pakënaqësia na bëjnë më pak produktivë në punë dhe gjithashtu rrisin konfliktet dhe zënkat në marrëdhënie me të tjerët. Të gjithë preken, por jo të gjithë përjetojnë ndryshimet njësoj. Personat e moshës 16 deri 39 vjeç, kanë raportuar simptoma të depresionit 30% më shumë, shkruan abcnews.al

Studimet  gjermane kanë hedhur dritë rreth disa njohurive të tjera se çfarë e shkakton gjendjen mendore të  rënduar, duke e krahasuar mirëqenien e prindërve dhe atyre që nuk janë prindër.

Të dy grupet kishin rezultate të njëjta para pandemisë. Por ata vunë re se prindërit ishin më të prirur për të vuajtur nga depresioni se pjesa tjetër.

Nënat ishin më të prekura, sipas një studimi më të gjerë. Gratë  kanë pasur më pak gjasa të humbin punën e tyre në krahasim me burrat por ato po përballen me barrën më të madhe të bllokimit – kujdesin ndaj fëmijëve.

Ajo çfarë kemi mësuar?  Rikthimi i fëmijëve në shkollë është thelbësor për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe për mirëqenien e shumë prindërve./s.b.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!