Pse konsumimi i lakrës na bën mirë për shëndetin

schedule23:44 - 30 Tetor, 2022

schedule 23:44 - 30 Tetor, 2022

Janë pesë sëmundje dhe telashe me shëndetin që prekin shpesh njerëzit. Një prej tyre është djegia, kurse të tjerat, janë sëmundje sensitive si reumatizma, zgjerimi i venave, dhimbja e fortë e kokës, bronkiti dhe nervi shiatik.

Mjekimi me dhuratat e natyrës është gjëja më e mirë për të pasur efekt dhe në këto raste na vjen më së miri në ndihmë lakra.

Kështu, për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës së bardhë, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Për nervin shiatik: Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend in ku ndjeni dhimbje.

Për vena të zgjeruara: Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat e këmbëve e deri lart.

Për djegie: Fletët e lakrës së freskët vihen mbi vend të djegur. Njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, por edhe kur keni dhimbje të forta koke.

Për bronkit: Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhimbjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!