Pse kjo fotografi e dy presidentëve amerikanë po bën xhiron e rrjetit?

schedule08:38 - 5 Maj, 2021

schedule 08:38 - 5 Maj, 2021

Një foto e presidentit aktual të SHBA-ve ne një vizitë te presidenti i 39-të ka shkaktuar një valë komentesh në internet.

Fotoja duket e çuditshme, pasi Joe Biden dhe gruaja e tij duken gjigantë përballë ish-presidentit Jimmy Carter dhe ish-zonjës së parë Rosalynn Carter.

Në fakt, ata nuk janë kaq të mëdhenj përballë çiftit tjetër, por përdorimi i një lenteje me kënd të gjerë, e ka shtrembëruar foton. Kjo ka bërë që ata që janë të cep të zmadhohen, ndërsa ata që janë në mes të shtyhen.

 

Është një efekt optik që krijon një interpretim artificial. Efekti gjithashtu është ekzagjeruar pasi Carter është ulur ndërsa Biden është gjunjëzuar disi përpara zonjës Carter.

Pas publikimit, fotoja po bën xhiron e rrjetit duke ndezur komentet dhe batuat në rrjete sociale./abcnews.al