Pse keni makthe kur flini gjumë?

schedule23:40 - 27 Qershor, 2022

schedule 23:40 - 27 Qershor, 2022

Makthet janë një përvojë e keqe që përjetojmë gjatë gjumit, na prishin qetësinë dhe na bëjnë të zgjohemi befas në mes të natës, ndërsa shumë herë më pas nuk jemi në gjendje të flemë prapë.

Por pse kemi makthe? Ne do t’ju tregojmë më poshtë disa nga arsyet:

Ngrënia pak para gjumit

Shumë njerëz kanë makthe dhe nuk flenë mjaftueshëm, pasi zgjedhin të hanë darkën pak para gjumit, diçka që përshpejton metabolizmin dhe rrit temperaturën e trupit. Truri detyrohet të punojë më shumë dhe prandaj krijon makthe.

Alkooli

Alkooli mund t’ju bëjë të ndiheni të relaksuar dhe mund të mendohet se ju ndihmon të bini në gjumë, por të nesërmen patjetër do të zgjoheni të lodhur. Alkooli metabolizohet dhe efekti i tij relaksues ndalon, duke rezultuar në zgjimin në mes të natës ose ëndrrat e këqija.

Efektet anësore të barnave

Disa medikamente, të tilla si ilaçet kundër depresionit, ilaçet antihipertensive, antihistaminet dhe steroidet mund të shkaktojnë makthe.

Probleme psikologjike

Stresi i akumuluar, mendimet negative dhe sfidat e përditshme shpesh çojnë në probleme gjatë gjumit. Makthet janë një simptomë e zakonshme e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i ankthit ose depresioni.