Pse ka ndryshime të mëdha mes personave të vaksinuar dhe të pavaksinuar kur infektohen me Covid

schedule14:05 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:05 - 10 Gusht, 2021

Shumë persona të vaksinuar kundër Covid, disa prej tyre edhe atletë të shëndetshëm janë infektuar me Covid, gjë që për disa mund të ndikojë te skepticizmi ndaj vaksinave. Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit nuk janë të surprizuar nga diçka e tillë, shkruan healthline.

Mjekët kanë rënë dakord që vaksinat nuk  të mbrojnë 100%  nga virusi por në shumicën e rasteve parandalojnë që dikush të zhvillojë simptoma të rënda. Dr. Jason Gallagher, një profesor në Universitetin  Temple në Philadelphia dhe një specialist për sëmundjet infektive, tha se ka dy arsye që personat  e vaksinuar infektohen me Covid.

“E para nëse një vaksinë funksionon për 90 deri në 95% të njerëzve, kjo do të thotë se nuk funksionon për 5 deri në 10% të tyre.”

Gallagher tha se arsyeja e dytë është më e ndërlikuar.

“Vaksinat janë më efektive në parandalimin e sëmundjeve sesa në bllokimin e infeksionit. Infeksioni mund të jetë i butë ose asimptomatik dhe njerëzit mund të mos e dinë që e kanë.”

Vaksinimi  të mbron në një farë mase. Sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit e moshës  mbi 65 vjeç dhe të vaksinuar plotësisht, kanë 94% më pak të ngjarë që të shtrohen në spital sesa njerëzit që nuk janë të vaksinuar, raporton abcnews.al

Personat që kanë marrë vetëm një dozë kanë 64% më pak gjasa të shtrohen në spital.

“Vaksinimi nuk është kurrë i përsosur, pavarësisht llojit të vaksinave,  tha Dr. William Lang, drejtor i World Clinic.

Një faktor tjetër i madh në rritjen e normave të rasteve të COVID-19 janë mutacionet.

“Me variantin delta, i cili po bëhet mbizotërues në të gjithë botën për shkak të transmetueshmërisë, vaksinat kanë rreth 65 përqind efikasitet, kundrejt 95 përqind me variantet e tjera,” tha Dr William Lang.

“Kjo nuk do të thotë që 35 përqind e të vaksinuarve do të infektohen. Kjo do të thotë se rreziku i zhvillimit të një infeksioni simptomatik zvogëlohet me 65 përqind, kundrejt dikujt që nuk është i vaksinuar, “shpjegoi ai.

“Ndoshta edhe më e rëndësishmja, zvogëlon me gati 100 përqind mundësinë e shtrimit në spital ose rrezikut të vdekjes.”

Të vaksinuarit zhvillojnë simptoma të lehta. Me fjalë të tjera, vaksinat sigurojnë tri nivele mbrojtje:

– mbrojtje kundër çdo infeksioni

– mbrojtje kundër infeksionit simptomatik

– mbrojtje kundër simptomave të rënda

Në fund, ka vetëm një mënyrë për të eliminuar Covid, tha Dr. Health Christina Zhang , bashkëthemeluese e MiDoctor Urgent Care në New York City.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar pandeminë është të vaksinoheni të gjithë dhe sa më shpejt,” tha ajo.

“Çdo person i vetëm i pavaksinuar përbën një rrezik që virusi të pësojë mutacion.

Vaksinat janë të sigurta dhe shkaktojnë më  pak efekte anësore në krahasim me COVID. Ajo që vihet re në spitale është vetëm maja e ajsbergut. Pacientët po vdisnin dhe disa prej tyre kanë pësuar dëme të mëdha jo vetëm nga infeksioni COVID, por edhe nga komplikimet e sëmundjes.

Njerëzit pësuan goditje, sulme në zemër, mpiksje gjaku, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje  muaj pas infektimit me COVID.

“Shumë prej tyre u infektuan me COVID para se të ishin në dispozicion vaksinat,” shtoi Zhang. “Asnjë person nuk dëshiron të infektohet përsëri.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!