Pse italianët kaluan nga ekstremi në ekstrem, Milo: Për shkak të krizës social-ekonomike. Panariti: Meloni ishte e qartë me votuesin, e majta jo

schedule21:48 - 27 Shtator, 2022

schedule 21:48 - 27 Shtator, 2022

Zgjedhjet elektorale në Itali dhe fitorja e Georgia Melonit, ishte temë diskutimi në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të pyetur nga moderatori Xhafo se përse italianët kaluan nga ekstremi në ekstrem, Paskal Milo tha se kjo vjen për shkak të krizës që ndodhet Italia por edhe Europa.

Ndërkohë që ish-Ministri i Jashtëm Edmond Panariti theksoi se kjo erdhi për shkak se Meloni ishte më e qartë në ato elementë që preku që janë Zoti, Atdheu dhe familja.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Pse italianët kaluan nga ekstremi në ekstrem?

Milo: Zakonisht ndryshime të tilla të ndodhin në momente krizash të mëdha,. Italia dhe shoqëria Italiane vazhdimisht ka patur trauma të mëdha, të cilat kanë çuar në ekstremitete politike. Trauma të mëdha që kanë të bëjnë me ekonominë, sesa me aspekte të tjera të politikës. Pikërisht opozita në të dyja rastet gjithmonë ka shfrytëzuar pikërisht këto trauma ekonomike-sociale.

Panariti: Unë këtë e konsideroj fitore të Melonit. Vërtetë ajo garoi si koakicion i djathtë por  Mesazhi i saj ishte i thjeshtë Zot, Atdhe, Familje. Ngjiti sepse të tre këto elementë janë në krizë. Ndërkohë që e majta fliste për kriza planetare, drejtësi sociale, për të cilat elektorati ishte shumë i lodhur. Nëse kjo do të jetë populizëm sfida është e hapur. Italia parashikohet që vitin tjetër të jetë minus 3%. Pra nëse do t’i qëndrojë boshtit konservator e cila ka si premisë uljen e taksave. A është ky mekanizmi që i duhet Italisë kjo mbetet për tu parë. Ne kaluam nga një qeveri teknike e Draghit i cili i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Italisë, stabilizoi financat, dhe për rrjedhojë Italia ia pa hajrin. Presimi konfigurimin e qeverisë së re dhe do të shohim kush do të jetë modeli i zhvillimit ekonomik italian.

Xhafo: Premtimi Melonit për të vendosur një taksë të sheshtë do të thotë më pak të ardhur për qeverinë. A nuk krijojnë këto pasiguri në Europë?

Xhafaj: E gjithë Europa është duke parë shembullin e Italisë. Jemi duke folur për një krizë konstante e cila nuk dihet kur do mbarojë. Italia si një nga vendet me më shumë import të energjisë e vuan. Pra këto nuk janë gjëra që do të kenë zgjidhje të shpejta. E gjithë Europa është duke parë se zgjidhja që do të japë e djathta në Itali pritet të ndiqet edhe në të djathta të tjera., Por siç e tha me të drejtë profesori kjo është parti e Almirantit. Ka patur që nga fundi i viteve 90-të një lloj katarsisi të të gjithë senatorëve. Në dy dekada janë ndryshuar disa breza në politikë, ata që njihet si efekti kometë ku parti si “5 Yjet” vijnë ngrihen shumë lart, pastaj bien poshtë. Ajo që ka ndodhur në Itali dhe që u duk qartë këtë herë, është se ky debati i vlerave e majta dështoi, ndërsa e djathta pati sukses. E djathta në kohë krize e ka suksesin tek frika që motivon më shumë elektoratin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!