Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse hoqi dorë Real Madrid nga Neymar

schedule21:34 - 4 Shtator, 2019

schedule 21:34 - 4 Shtator, 2019

Neymar ishte pranë rikthimit në Spanjë, por operacioni dështoi dhe do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Francë. Mediat spanjolle zbulojnë se Real Madrid u tërhoq nga gara për të nënshkruar me brazilianin pasi nuk ishin të bindur nga gjendja fizike e lojtarit.

Dy gjigandët e futbollit botëror Barcelona dhe Real Madrid kishin një objektiv të përbashkët në merkaton e verës, Neymar. Ylli brazilian i Paris Saint Germain për çudi nuk lëvizi nga Franca dhe do të luajë për të paktën edhe një tjetër sezon në Ligue 1.

Me përfundimin e afatit kalimtar veror kanë dalë në pah disa prapaskena rreth të ardhmes së 27-vjeçarit. Barcelona ishte ëndrra e madhe e brazilianit ku është aktivizuar për disa sezone madje ka fituar edhe tripletën e famshme para se të kalonte tek PSG.

Katalanasit e dëshironin rikthimin e futbollistit në Camp Nou madje u angazhua edhe Lionel Messi, por çdo përpjekje nuk solli asnjë ndryshim. Në garë për brazilianin ishte edhe Real Madrid.

Drejtuesit e klubit parisien i kërkuan babait të futbollistit të sillte ofertën më të lartë dhe në rastin konkret qëndronte Barcelona. Fillimisht madrilenët ishin të interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit, por në fund pati një tërheqje pasi drejtuesit e klubit spanjoll nuk ishin të bindur nga gjendja fizike e brazilianit.

Neymar është shoqëruar sezonet e fundit nga dëmtime tejet të renda dhe presidenti Perez ngurroi të merrte përsipër një rrezik aq të lartë. Për këtë motiv u tërhoqën nga gara për të nënshkruar me ish-yllin e Barcelonës.

Gjithsesi dalja nga gara e Realit nuk i ndihmoi katalanasit të cilët nuk kishin asnjë rival në garën për Neymar dhe e vetmja pengesë, e cila rezultoi fatale ishte presidenti i PSG Naser Al Khelaifi. Në Spanjë janë të bindur se Neymar do të largohet përfundimisht nga Parisi në fundin e edicionit aktual./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!