Pse heshti Lulzim Basha? SPAK: Dha lejen e ndërtimit të kompleksit Partizani në vitin 2011

schedule15:11 - 22 Tetor, 2023

schedule 15:11 - 22 Tetor, 2023

Pak orë pasi Sali Berisha mori goditje nga drejtësia dhe u vu zyrtarisht nën akuzën për korrupsion, Lulzim Basha u shfaq në Dibër.

Por sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Basha shpalosi vizionin e tij për reformën zgjedhore, duke zhgënjyer këdo që priste që kryetari i demokratëve të rreshtohej përkrah drejtësisë.
Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar 2 vjet më parë sepse SHBA e përcaktoi të korruptuar. Asokohe nuk nguroi të fliste ftoi drejtësinë të tregonte të vërtetën.

Tani që drejtësia foli me zë të lartë, fjalët i ikën Bashës.

“Por përse hesht Lulzim Basah, njeriu që sot kërkon dhe vettingun e politikanëve? Për këtë mjafton t’i kthehesh dosjes së gjykatës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, për kompleksin Partizani”

“Tani të paktën e dimë se përse Lulzim Basha hesht. Heshtja e tij është kuptimplotë. Por aq sa firma e tij në dhënien e lejes mbi kompleksin Partizani, mbi dokumenta të falsifikuara dhe që sollën pasurimin brenda natës të Jamarbër Malltezit me 5 milionë euro”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!