Pse gjakblutë, mafiozët, reperët dhe narcisistët mbajnë unaza në gishtin e vogël

schedule11:51 - 17 Janar, 2023

schedule 11:51 - 17 Janar, 2023

Me kalimin e shekujve, e ashtuquajtura unazë pinky ose chevalier i ka mbijetuar ndryshimeve të panumërta në stilin e  meshkujve dhe është ende në modë, me shkëlqim dhe luksoze, siç i ka hije historisë së saj të gjatë.

Fisnikët dhe gjakblutë mbajnë këto unaza për të treguar traditën që daton që nga epoka e mbretëreshës Victoria. Forma e stemës ose simboli i dinastisë, mbretërisë ose familjes ishte gdhendur në unazë duke theksuar prestigjin e trashëgimisë së tyre historike.

Në fund të shkrimit të një letre ose dokumenti zyrtar, unaza zhytej në dyll të nxehtë ose argjilë dhe vepronte si një vulë që vërtetonte vërtetësinë e nënshkrimit. Me kalimin e kohës, unaza në gishtin e vogël pasqyronte çfarëdo pozicioni të spikatur shoqëror që mbante ai.

Të gjithë madje e mbanin atë në cilën dorë preferonin. Për shembull, ish-mbreti i ndjerë Konstantin e mbante gjithmonë unazën në gishtin e vogël të dorës së djathtë, ndërsa mbreti Charls nuk i ndahet unazës së tij, të cilën e mban gjithmonë në dorën e majtë.

Artistët e mëdhenj, si Frank Sinatra dhe unike Elvis Presley gjithashtu kanë mbajtur unaza të tilla.

Sot, ku simbolika po fiton sërish popullaritet, është një bizhuteri veçanërisht e dashur nga reperët, si Jay Z apo Sean “Diddy”, të cilët janë mësuar ta kombinojnë atë me një sërë bizhuteri të tjera në dukje të pasurisë dhe mirëqënies ekonomike, që është edhe tema kryesore dhe skena e muzikës rap.

Fakti që ajo është mbajtur nga njerëz të botës së krimit, qoftë në jetën reale apo në film, i jep këtij lloji të veçantë unaze një status të diskutueshëm. Kush mund ta harrojë figurën e Tony Soprano-s, në serialin me të njëjtin emër dhe ndoshta më të madhin e të gjitha kohërave, rubinin në unazën e tij që shkëlqente apo Michael Corleone nga Kumbari apo si Al Capone apo Joe Bonanno, i cili ishte bosi i madh i mafies së Nju Jorkut.

“Kokat e mëdha” mbanin unazën si një deklaratë se nuk do t’i njollosnin duart e tyre me gjak. Tani, burrat mbajnë vetëm një ose dy unaza, megjithëse historikisht ata mbanin një numër shumë më të madh në çdo gisht.

Megjithatë, unaza në gishtin e vogël është në modë edhe sot e kësaj dite, pasi tregon një stil më të rafinuar krahasuar me shumicën. Unaza pink bie në sy, nxit debate për narcisizëm dhe rrallë për origjinën aristokratike të atij që e mban, dhe është një gjë që sigurisht bën diferencën edhe kur nuk ekziston.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!