Pse Franca po merr papritur kërcënime terroriste?

schedule18:20 - 18 Tetor, 2023

schedule 18:20 - 18 Tetor, 2023

Që nga 13 tetori, autoritetet franceze kanë qenë në gatishmëri të lartë pas sulmit të përgjakshëm me thikë në shkollën e mesme Gambetta në qytetin e Arras.

Një islamist 20-vjeçar, i diplomuar në atë shkollë, sulmoi me për vdekje me thikë një mësues dhe plagosi tre të tjerë. Autoritetet franceze e arrestuan atë disa minuta pasi u informuan për paraqitjen e tij në shkollë.

Duke thirrur “Allahu Akbar” (“Allahu është i madh”), sulmuesi filloi të godiste këdo “që i dilte para”, duke përhapur terror dhe vdekje, sipas ministrit të Brendshëm francez Géral Darmanin.

Të shtunën, më 14 tetor, Versaja u evakuua pas një kërcënimi me bombë, dhe autoritetet njoftuan turistët që kishin blerë bileta se do të rimbursoheshin.

Të mërkurën, Versaja u urdhërua të evakuohej tre herë nga frika e një kërcënimi terrorist, ndërsa pak orë më parë, të paktën 11 aeroporte, pranë Parisit, u mbyllën për orë të tëra.

Pse po ndodhin sulme terroriste në Francë?

Papritur vendi po përballet me kërcënime terroriste ndërsa përgatitet me ethe për të pritur Lojërat Olimpike 2024.

Që të premten e kaluar, sulmet nisën në një shkollë të mesme në rajonin Arras në veri të Francës dhe një ditë më vonë, Versaja u evakuua pas një kërcënimi me bombë. Sot të paktën 11 aeroporte në Francë u evakuuan pas një kërcënimi terrorist, kryesisht me email, siç komentohet në artikullin e Figaro.

Këto janë aeroportet në Lille, Bordeaux, Lyon (Bron), Nantes, Rennes, Nice, Toulouse, Strasburg, Biarritz, Pau, Carcassonne dhe Beauvais.

Sipas gazetës “La Dépêche du Midi”, aeroporti i Tuluzës ka marrë një email rreth vendosjes së një bombe në zonë rreth orës 10:30 (koha lokale). Një burim policor i cituar nga Agjencia Franceze (AFP) shpjegon se një email i ngjashëm është marrë nga aeroportet e Lille, Lyon, Nantes, Nice, Toulouse dhe Beauvais.

Megjithatë, në Nice, aeroporti mori vetëm një paralajmërim për një paketë të dyshimtë. Tani situata në aeroport po zhvillohet normalisht.

Siç thekson gazeta franceze Le Figaro, e çuditshmja është se edhe pse ditët e fundit në Francë janë forcuar ndjeshëm masat e sigurisë, tre aeroportet qendrore të Parisit nuk kanë marrë kërcënime me bomba dhe po funksionojnë normalisht.

“Asnjë nga aeroportet e Parisit nuk u prek nga kërcënimet me bombë. Megjithatë, padyshim që mbetemi në gatishmëri të plotë”, siç theksojnë autoritetet kompetente në gazetën franceze.

Përveç evakuimit të Versajës për herë të tretë, Luvrit iu desh të mbyllte dyert fundjavën e kaluar për arsye sigurie.

Kërcënimet për bomba në vende publike janë shtuar ditët e fundit pas një sulmi me thikë në një shkollë të mesme në Arras, ku mësuesi i letërsisë Dominique Bernard dha frymën e fundit.

Në të njëjtën kohë, situata në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës ka shkaktuar një valë sulmesh terroriste në Evropë. Pas vrasjes së dy turistëve suedezë me armë në Bruksel të hënën, një sinagogë hebreje në Berlin u vu në shënjestër me kokteje Molotov mëngjesin e sotëm, fatmirësisht pa viktima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!