Pse fondet për realizimin e marrëveshjes nuk i janë kushtuar shëndetësisë italiane? Përgjigjet Meloni

schedule14:06 - 5 Qershor, 2024

schedule 14:06 - 5 Qershor, 2024

“Pse fondet për realizimin e marrëveshjes nuk i janë kushtuar shëndetësisë italiane?”, është pyetja që iu bë kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni nga një gazetare italiane.

Kjo e fundit ka deklaruar:

“Jam përgjigjur kësaj pyetje. Këtu po përpiqemi ta zgjidhim këtë problem dhe sigurisht që përdorimi i fondeve në shëndetësi është diçka që nuk mund ta zgjidh.

Janë përdorur këto burime për diçka që ma kanë kërkuar edhe qytetarët italianë. Janë burime të shpenzuara për të zgjidhur një problem dhe do të doni të dini se cilat janë shpenzimet që mund të përdoreshin për shëndetësinë? 17 miliardë euro mashtrime e super bonues, janë para që do të përdoreshin për sëmurët, por që kanë përfunduar në xhepat e mashtruesit. Nëse do t’i kisha këto para, do t’i kisha përdorur për sektorin e shëndetësisë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!